Mama

5 gabimet që duhet të shmangni kur jepni lajmin e shtatzënisë

5 gabimet që duhet të shmangni kur jepni lajmin e
FOTO: D3SIGN VIA GETTY IMAGES

Pasi 12 javët e para të rrezikut kalojnë, mundësia për të ndarë me miqtë e ngushtë apo familjarët lajmin e shtatzënisë është një nga ato vendimet që çiftet mezi e presin. Kapërcimi i tre muajve të parë, shihet si një periudhë e sigurt për të ndarë lajmin e bukur, por për disa syresh mund të jetë edhe një hap i vështirë sepse ndoshta ju keni një mik/mikeshë që ka probleme me fertilitetin, dikush që sapo është divorcuar etj.

Ekspertja e prindërimit, Katie Massie-Taylor thotë për HuffPost se ka disa gabime që duhet të shmangni nëse doni që lajmin e shtatzënisë ta jepni në mënyrën më të bukur të mundshme, duke sjellë njëherësh lot gëzimi, ndjeshmëri dhe emocione të personat me të cilin e ndani këtë moment të rëndësishëm të jetës.

#1 Mos supozoni faktin se e dini se kujt mund t'i tregoni: Bashkë me partnerin mund të bëni një listë të njerëzve se kujt t'i tregoni, kur dhe si. Kjo garanton faktin që të dy jeni në një mendje përpara se t’i jepni lajmin e madh familjes suaj!

#2 Mos supozoni se situatën se dhënia e lajmit ballë për ballë është qasja më e mirë: Nëse i keni problem emocionet dhe përballjen me to, mendoni që t’u dërgoni një email ose mesazh të formuluar bukur për lajmin e pritjes së ëmbël. Kjo u jep atyre mundësinë për ta marrë në kohë lajmin, për ta përpunuar dhe për t’u përgjigjur kur ata të ndihen gati.

#3 Dhënia e lajmit përmes mediave sociale mund të tingëllojë disi brutale: Nëse dikush është i/e rëndësishme për ty, lajme të tilla kaq emocionale nuk duhet t’i marrin vesh nga rrjetet, por përmes një qasjeje më të personalizuar.

#4 Kini kujdes nga thashethemet: Nëse e keni ndarë lajmin e shtatzënisë pa pritur mbylljen e tre muajve të parë, mos u çudisni që në kulmin e entuziazmit dikush ta ketë thënë pa të keq. Kësisoj lajmi mund të jetë përhapur në dy ose më shumë veta.

#5 Mundohuni të mos bëni shaka: Çfarë mund të jetë me doza humori për ju dhe partnerin/en mund të jetë diçka e pakëndshme për të tjerët. Shakatë për një kapitull kaq të rëndësishëm nuk janë gjithnjë të mirëpritura.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

5 mistakes to avoid when announcing your pregnancy

5 gabimet që duhet të shmangni kur jepni lajmin e
PHOTO: D3SIGN VIA GETTY IMAGES

After the first 12 weeks of danger pass, the opportunity to share the pregnancy news with close friends or family is one of those decisions that couples look forward to. Getting past the first three months is seen as a safe period to share the good news, but for some it can also be a difficult step because maybe you have a friend who has fertility problems, someone who is just divorced etc.

Parenting expert Katie Massie-Taylor tells HuffPost that there are a few mistakes you should avoid if you want to break the news of your pregnancy in the most beautiful way possible, bringing tears of joy, empathy and emotion to the person you're with. share this important moment of life.

#1 Don't assume you know who to tell: Together with your partner, you can make a list of people to tell, when and how. This ensures that you are both on the same page before breaking the big news to your family!

#2 Don't assume that breaking the news face-to-face is the best approach : If you have trouble dealing with emotions and dealing with them, consider sending them a nicely worded email or message about the sweet welcome news. This gives them the opportunity to take in the news in time, process it and respond when they feel ready.

#3 Breaking the news through social media can sound a bit brutal: If someone is important to you, they shouldn't hear such emotional news through social media, but through a more personalized approach.

#4 Beware of rumours: If you have shared the news of pregnancy without waiting for the end of the first three months, do not be surprised that at the height of enthusiasm someone has said it without harm. In this way, the news could spread to two or more people.

#5 Try not to joke: What may be humorous to you and your partner may be off-putting to others. Jokes about such an important chapter are not always welcome.

Suggested Articles: