Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Anija “Madleen” ndalohet nga ushtria izraelite në rrugën për në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Aktivistët në bordin e anijes “Madleen”, që po udhëtonte drejt Gazës për të shpërndarë ndihma humanitare, janë ndaluar nga forcat izraelite, sipas njoftimit të organizatës Freedom Flotilla Coalition (FFC).

Në një postim në Telegram, FFC bëri të ditur se kontakti me anijen është humbur dhe publikoi një fotografi ku shiheshin persona me jelekë shpëtimi dhe duart lart. Ministria e Jashtme izraelite deklaroi se anija po drejtohet "në mënyrë të sigurt drejt brigjeve izraelite" dhe se pasagjerët do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Më pas, u publikua një video ku marina izraelite urdhëronte anijen të ndryshonte kurs dhe një tjetër ku shfaqeshin udhëtarët të padëmtuar.

Rusia pretendon se ka marrë 20% të territorit ukrainas

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se trupat e saj kanë arritur në skajin perëndimor të rajonit Donetsk dhe po vazhdojnë sulmin në rajonin fqinj, Dnipropetrovsk.

Kjo do të ishte hera e parë që trupat ruse futen në këtë zonë gjatë luftës trevjeçare. Ukraina ka mohuar pretendimet. Nëse konfirmohet, përparimi rus do të përbënte një goditje të rëndë për ushtrinë ukrainase, e cila tashmë përballet me vështirësi të mëdha në terren.

Ndërkohë, forcat ruse janë afruar edhe pranë qytetit të Sumit, nga i cili ishin larguar në fillim të luftës.

Tërmeti i fuqishëm godet Kolumbinë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter goditi Kolumbinë të dielën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Kolumbian.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje në pjesën më të madhe të vendit. Epiqendra ishte 17 kilometra në verilindje të qytetit Paratebueno, rreth 186 kilometra në juglindje të kryeqytetit Bogota.

Nuk ka raportime për viktima, por pas lëkundjes së parë janë regjistruar disa tërmete të tjera në të njëjtën zonë. Megjithatë, lëkundjen e forta kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Sulmohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Senatori kolumbian, Miguel Uribe Turbay, kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, u qëllua me armë gjatë një tubimi elektoral në Bogota. 

Sulmi ndodhi në një park në lagjen Fontibon, ku persona të armatosur e qëlluan në shpinë. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë Uriben, 39 vjeç, të mbuluar me gjak.

Partia e tij, Qendra Demokratike, e quajti sulmin një "akt të papranueshëm dhune". Autoritetet mjekësore raportuan se ai ndodhet në gjendje kritike dhe po i nënshtrohet ndërhyrjeve neurokirurgjikale dhe vaskulare.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The ship "Madleen" is stopped by the Israeli army on its way to Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Activists aboard the ship "Madleen", which was traveling to Gaza to distribute humanitarian aid, have been detained by Israeli forces, according to a statement from the Freedom Flotilla Coalition (FFC).

In a post on Telegram, the FFC announced that contact with the ship had been lost and published a photo showing people wearing life jackets and raising their hands. The Israeli Foreign Ministry said the ship was heading "safely towards Israeli shores" and that the passengers would be returned to their countries of origin.

Subsequently, a video was released showing the Israeli navy ordering the ship to change course and another showing the passengers unharmed.

Russia claims to have taken 20% of Ukrainian territory

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The Russian Defense Ministry announced that its troops have reached the western edge of the Donetsk region and are continuing their offensive in the neighboring Dnipropetrovsk region.

It would be the first time Russian troops have entered the area during the three-year war. Ukraine has denied the claims. If confirmed, the Russian advance would deal a serious blow to the Ukrainian military, which is already facing major difficulties on the ground.

Meanwhile, Russian forces have also approached the city of Sumy, from which they had fled at the beginning of the war.

Powerful earthquake strikes Colombia

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

A magnitude 6.5 earthquake struck Colombia on Sunday, the Colombian Geological Survey reported.

The earthquake was recorded at a depth of 10 kilometers and was felt across most of the country. The epicenter was 17 kilometers northeast of the city of Paratebueno, about 186 kilometers southeast of the capital Bogota.

There are no reports of casualties, but several more earthquakes have been recorded in the same area since the first tremor. However, the strong tremors have caused panic among citizens.

Presidential candidate in Colombia attacked with gun

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Colombian Senator Miguel Uribe Turbay, a candidate for next year's presidential election, was shot during an electoral rally in Bogota. 

The attack took place in a park in the Fontibon neighborhood, where gunmen shot him in the back. Footage on social media showed Uribe, 39, covered in blood.

His party, the Democratic Center, called the attack an "unacceptable act of violence." Medical authorities reported that he is in critical condition and undergoing neurosurgical and vascular interventions.