Lifestyle

11 gjëra që vetëm njerëzve me inteligjencë të lartë u duken rraskapitëse

11 gjëra që vetëm njerëzve me inteligjencë të
Foto: Zendaya në "Euphoria"

Po, inteligjenca e lartë nuk është gjithmonë përfitim. Shpesh është një mallkim i përpunuar mirë që vjen me mbingarkesë mendore, nevojë për lidhje më të thella dhe lodhje nga situatat që shumica i kalon pa u menduar dy herë.

Nga bisedat “kot më kot”, te durimi me njerëz të paangazhuar emocionalisht, ja çfarë i rraskapit realisht ata që kanë më shumë se thjesht trurin mesatar.

1. "Small talk"-u

Asgjë nuk i lodh më shumë njerëzit me IQ të lartë sesa të flasin për motin, trafikun apo "si po kalojnë ditë" me dikë që s’e njohin mirë. Ata kanë nevojë për biseda me thelb. Fjalët boshe janë si zhurmë në sfond, thjesht i shkëpusin nga realiteti që ata duan të jetojnë, ai i mendimit dhe kuptimit.

2. Të qenit “i zgjuari/ e zgjuara” i/e grupit

Të gjithë kanë një mik që u jep këshilla, zgjidh probleme dhe është gjithmonë aty, edhe kur nuk do të jetë. Po, ky zakonisht është ai me IQ të lartë. Dhe ndonjëherë, ai thjesht do të jetë i padobishëm pa u ndjerë fajtor. Por nuk e lejojnë. Sepse "ti je ai që mendon më kthjellët", apo jo?

3. Inefiçienca (në çdo formë)

Takime që mund të ishin e-mail? Detyra që bëhen 3 herë nga e para? Njerëz që bëjnë gjithçka, përveç gjësë që duhet bërë? Po, këto i rraskapitin njerëzit që mendojnë shpejt dhe efektivisht. Çdo pengesë e panevojshme u "ha" energji emocionale, jo thjesht kohë.

4. Të ndihen të keqkuptuar

Edhe kur dinë të shprehen qartë, nuk kuptohen gjithmonë siç duhet. Njerëzit me IQ të lartë shpesh përjetojnë një vetmi të thellë sepse kërkojnë lidhje të vërteta dhe nuk e gjejnë lehtë dikë që flet “gjuhën e tyre”.

5. Ankesat e përhershme

Të jesh rreth njerëzve që ankohen, por nuk ndryshojnë asgjë, është e dëmshme. IQ e lartë shpesh vjen me vetëdije emocionale dhe aftësi për reflektim. Pra, përballja me viktimizim të pakuptimtë është jo vetëm lodhje, por edhe zhgënjim ndaj njerëzimit.

6. Konformizmi (ose presioni për t’u përshtatur)

Njerëzit inteligjentë e kanë të vështirë të pranojnë bindje pa logjikë. Të menduarit kritik është pjesë e natyrës së tyre, ndaj ambientet ku dominon “kështu bëhet se kështu është bërë gjithmonë” janë të padurueshme.

7. Presioni për të “provuar” zgjuarsinë

Edhe pse janë të zgjuar, shpesh ndihen nën presion për ta treguar. Dhe kjo i fut në një cikël të pafund “duhet të jem perfekt”, i cili i rraskapit emocionalisht. Thjesht, nganjëherë do të donin të ishin vetëm... njerëz.

8. Mbistimulimi

Zhurmat e forta, turmat, bisedat që ndodhin në të njëjtën kohë, janë torturë për njerëz që analizojnë gjithçka në mendje. Shpesh ndihen sikur po u “digjet CPU-ja”. Ata s’e kanë luksin të injorojnë gjërat që shumica thjesht nuk i vë re.

9. Vetëbesimi i tepruar 

Të jesh përballë dikujt që ka shumë besim dhe pak dije është, për një person të zgjuar, një provë durimi. Nuk ka lodhje më të madhe se dikush që flet me zë të lartë, por pa përmbajtje.

10. Shtypja e emocioneve

Kur je inteligjent, pritet të jesh i qetë, racional, i kontrolluar. Por brenda vetes ndodh shpesh e kundërta: një stuhi ndjenjash që s’mund të dalin jashtë sepse “nuk është momenti i duhur”. Dhe kjo lodh më shumë sesa çdo debat akademik.

11. Injoranca (e qëllimshme)

Kur njerëzit zgjedhin të mos dinë, të mos kuptojnë dhe të mos interesohen, kjo i vret nga pak ata që mendojnë thellë. Injoranca nuk është thjesht mungesë informacioni, është refuzim për të kuptuar. Dhe kjo është më e lodhshmja nga të gjitha.

Burimi: Your Tango

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast