
Lobby Home, një pikë referimi në sektorin e pllakave dhe dizajnit të brendshëm, vazhdon angazhimin e tij ndaj markave ekskluzive e bashkë-dizajneve avangarde, dhe po feston hapjen e hapësirës së tij Kave Home.
Ditën e enjte, më 26 shkurt, në ambientet e Lobby Home u prezantua zyrtarisht koncepti SiS Kave Home, një hapësirë ekskluzive prej 450 m², ku çdo centimetër është dizajnuar për të frymëzuar dhe për të treguar se si Kave Home mund të transformojnë një shtëpi në një hapësirë unike dhe personale.
Hapja u shënua me një Opening Cocktail për profesionistët, ku morën pjesë arkitektë, interior designers dhe partnerë të industrisë. Eventi u konceptua si një platformë networking-u dhe shkëmbimi idesh mbi trendet aktuale të dizajnit, materialet, teksturat dhe qasjet bashkëkohore në projektim.


Gjatë mbrëmjes, të ftuarit eksploruan ambientin e ri të organizuar në mënyrë funksionale, me zona të dedikuara për zgjidhje të plota interieri.
Hapësira prezanton koncepte të kuruara për ambiente të ndryshme si living room, bedroom, dining area, outdoor dhe zona të tjera funksionale, duke i lejuar klientët dhe profesionistët të përjetojnë kombinime të plota dizajni dhe stilimi.

“Sot nuk dua t’ju prezantoj një brand. Dua t’ju ftoj të na shihni si një partner në procesin tuaj krijues, si një mbështetje që ndihmon idetë tuaja të marrin formë, teksturë dhe jetë,” u shpreh arkitektja e Lobby Home gjatë eventit.
Hapësira ofron mundësi konsulence dhe bashkëpunimi për projekte rezidenciale dhe komerciale, duke krijuar një pikë referimi për profesionistët që kërkojnë produkte me identitet të qartë estetik dhe fleksibilitet në personalizim.
Na vizitoni dhe zbuloni më shumë
Kave Home tani është e hapur për klientë dhe profesionistë të dizajnit. Nëse dëshironi të transformoni shtëpinë tuaj në një hapësirë me personalitet, vizitoni Lobby Home. Jetoni përvojën Kave Home në një showroom të plotë ku mund të eksplorohen, përzgjidhen dhe porositen zgjidhje interieri.

