Horoscope

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur s'kanë aspak faj

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur
Pinterest/@amanixoxo

Ndoshta i përkisni njërës prej këtyre shenjave të horoskopit, të cilat kanë prirjen të kërkojnë falje më shpesh sesa është e nevojshme.

Sigurisht, të marrësh përgjegjësi është një cilësi e admirueshme, veçanërisht kur vjen nga mirësjellja dhe ndjeshmëria. Por kjo nuk do të thotë se duhet të mbajmë mbi supe barrën e gabimeve të të tjerëve, apo të fajësojmë veten për çdo situatë të pakëndshme. Dhe mbi të gjitha,nuk kemi pse ta ndëshkojmë veten me ndjenjën e vazhdueshme të fajit.

Gaforrja

E udhëhequr nga Hëna, Gaforrja është ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut, në kontakt të thellë me emocionet e veta, por edhe me ato të të tjerëve. Kjo e bën shumë të kujdesshme dhe të ndjeshme ndaj çdo situate, ndonjëherë deri në një masë të pashëndetshme.

Një Gaforre mund t’i kërkojë falje qenit që nuk e ushqeu për pesë minuta, ose arkëtarit në supermarket sepse karta e bankës nuk funksionoi menjëherë. Në përpjekje për të ruajtur paqen dhe për të mos lënduar askënd, ajo mund të arrijë deri aty sa të kërkojë falje për diçka që ka ndodhur para dhjetë vitesh, thjesht sepse mendon se mund ta ketë lënduar dikë pa dashje.

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur

Peshorja

Tek Peshorja, fjala “më fal” del aq natyrshëm sa frymëmarrja. Në përpjekje për të ruajtur harmoninë dhe për të shmangur çdo tension, ajo ndonjëherë e tepron me kompromisin, madje edhe kur nuk është faji i saj.

Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur që dikush t’ju përplasë në rrugë dhe ju t’i kërkoni ju falje, ka shumë gjasa që të jeni Peshore.

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur

Peshqit

Të udhëhequr nga Neptuni, planeti i ëndrrave dhe ndjeshmërisë, Peshqit janë mjeshtra të empatisë. Por ndonjëherë kjo ndjeshmëri i bën të marrin përsipër përgjegjësi që nuk u takojnë.

Reagimi i tyre i parë, kur ndiejnë se diçka nuk shkon, është të mendojnë: “Ndoshta ishte faji im.” Edhe kur nuk është aspak ashtu, ata do të kërkojnë falje, për çdo rast. Mund të thonë “më vjen keq që të shqetësova” edhe kur thjesht kanë dërguar një mesazh urgjent në orën 20:00.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

3 zodiac signs that say "I'm sorry" even when they're not at fault

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur
Pinterest/@amanixoxo

Maybe you belong to one of these zodiac signs, which tend to apologize more often than necessary.

Of course, taking responsibility is an admirable quality, especially when it comes from kindness and empathy. But that doesn't mean we have to shoulder the burden of others' mistakes, or blame ourselves for every unpleasant situation. And above all, we don't have to punish ourselves with a constant feeling of guilt.

Crab

Ruled by the Moon, Cancer is one of the most sensitive signs of the zodiac, deeply in touch with their own emotions, but also with those of others. This makes them very cautious and sensitive to any situation, sometimes to an unhealthy extent.

A Cancer might apologize to the dog for not feeding it for five minutes, or to the cashier at the supermarket because her bank card didn't work right away. In an effort to keep the peace and not hurt anyone, she might go so far as to apologize for something that happened ten years ago, simply because she thinks she may have hurt someone unintentionally.

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur

Libra

To Libra, the word "sorry" comes as naturally as breathing. In an effort to maintain harmony and avoid any tension, she sometimes overcompromises, even when it's not her fault.

If you've ever had someone bump into you on the street and you apologized, you're most likely a Libra.

3 shenjat e horoskopit që thonë "më fal" edhe kur

Pisces

Ruled by Neptune, the planet of dreams and sensitivity, Pisces are masters of empathy. But sometimes this sensitivity leads them to take on responsibilities that don't belong to them.

Their first reaction when they sense something is wrong is to think, “Maybe it was my fault.” Even when it wasn’t, they’ll apologize, just in case. They might say, “I’m sorry to bother you,” even when they just sent an urgent text at 8 p.m.