Lifestyle

9 gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë kur udhëtoni me avion – thonë stjuardesat

9 gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë kur udhëtoni
Foto: @mariianaazsx/Pinterest

Po bëni gati valixhen për një fluturim dhe jeni në dilemë se çfarë të vishni në avion? Mos u shqetësoni! Ne nuk do t’ju themi të dilni me pizhamet e shtëpisë, por nëse doni të shmangni sikletet, ja çfarë të mos vishni, kurrë – thënë nga stjuardesat që e dinë mirë çfarë funksionon (dhe çfarë jo) mbi re!

1. Rroba shumë të ngushta: Xhinset e ngushta mund të jenë perfekte për foto në tokë, por jo për një fluturim 4-orësh ku mezi mund të lëvizësh. Zgjidh diçka që të lejon të marrësh frymë lirisht.

2. Lentet e kontaktit: Ajri në avion është aq i thatë, saqë edhe një kaktus do vuante. Nëse ke lente në sy, do ndihesh sikur ke rërë në to. Merr syzet, lëri lentet të pushojnë dhe shijo gjumin me një audiobook në sfond.

3. Veshje që mund të digjen shpejt - e frikshme, por e vërtetë: Askush s’po thotë që do ndodhë ndonjë gjë, por në raste emergjence (s’duam t’i mendojmë, por ekzistojnë), më mirë të mos jesh me fustan me thekë që merr flakë me një frymë.

4. Taka të larta, sepse nuk po shkon në Met Gala: Këpucët me takë s’janë aspak praktike në aeroport e aq më pak në avion. Këmbët fryhen, rruga është e gjatë dhe përballja me dyshemetë e aeroportit zbathur s’është aspak “glam”.

5. Mos u gënjeni nga vera: Jashtë mund të jetë 41°C, por brenda avionit duket sikur je në një sallë operacioni. Merr një bluzë me mëngë të gjata ose një shall.

6. Rroba të komplikuara: Imagjinoje veten duke u përpjekur të heqësh një jumpsuit të ngushtë në një banjo ku mezi ke hyrë. Të ndihmojmë? Mos e vish atë jumpsuit. Gjithashtu shmang veshjet me detaje metalike që të mos qëndrosh shumë minuta te skaneri.

7. Parfum me aromë të rëndë: Shmang parfumet me aromë të fortë, sidomos në fluturime të gjata. Ki parasysh që mund të ketë njerëz të ndjeshëm ndaj aromave të forta, gra shtatzënë, fëmijë etj.

8. Pëlhura që të bezdisin: Në tokë mund ta tolerosh një bluzë që të kruan pak në qafë. Në ajër, pas 2 orësh, do ndihesh sikur të ka mbështjellë një letër zmerile. Vish diçka të butë, të rehatshme dhe që s’ta acaron lëkurën.

9. Veshje që shkaktojnë debat ose kanë tekste ofenduese (nuk jemi në TikTok, jemi në avion): Bluza me tekste "pikante" janë arsye që mund t’ju ndalojë policia. Ka ndodhur. Bëhu cool, jo problematik/e.

Kur fluturon, rehatia është më “in” se çdo tendencë mode. Zgjidh veshje praktike, ndihu mirë dhe të urojmë një fluturim pa kruarje dhe pa alarme sigurie.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast