Horoscope

Çfarë ka në ajër që kaq shumë VIP-a po fejohen? ❤️

Çfarë ka në ajër që kaq shumë VIP-a po fejohen?
Khadija Horton/Getty Images

Veçse nëse ke qenë në Tibet dhe totalisht i/e shkëputur nga bota e vërtetë, mund ta justifikojmë faktin që s’e ke marrë vesh që Taylor Swift u propozua nga Travis Kelce. Sigurisht, ndikimi në rrjet ishte i paparë, postimi mori miliona pëlqime, ndezi pafund diskutime për çmimin e unazës, si dhe njerëzit nisën të kërkonin nëse Tay kishte dhënë ‘sinjale’ për një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e saj.
 
Entuziazmi rreth fejesës së #Tayvis është kudo, por mos të harrojmë që është vetëm një nga shumë fejesat e VIP-ave që kanë shokuar rrjetet sociale këtë vit. Në qershor, çifti që është gjithmonë me pushime, Dua Lipa dhe Callum Turner, publikuan lajmin e tyre të fejesës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Mikja e ngushtë e Taylor, Selena Gomez, shpalli fejesën me Benny Blanco dhjetorin e kaluar me një postim të thjeshtë të unazës në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)


Ndërsa Zendaya dhe Tom Holland zgjodhën një tjetër mënyrë, private dhe siç i ka hije, një paraqitje në Golden Globes me një unazë të vendosur në gishtin e fejesës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zendaya (@zendaya)


Këto fejesa mund të jenë më shumë sesa thjesht “romancë në ajër”. Rezulton se ekziston një shpjegim astrologjik përse kaq shumë çifte të njohura po bëhen serioze dhe po hedhin hapa drejt martesës.
 
Një arsye lidhet me 11 janarin e këtij viti, kur Nyja Veriore e Fatit hyri në shenjën ëndërrimtare të Peshqve dhe do të qëndrojë atje deri më 26 korrik 2026. Sipas astrologes Lisa Stardust, ky tranzit do të frymëzojë gjeste të mëdha romantike.

“Eklipset e vitit 2025, të shkaktuara nga Nyja Veriore në Peshq, na nxisin të thërrasim atë që flet me zemrën,” u shpreh ajo. “Më 7 shkurt, Neptuni që sundon ëndrrat dhe krijimtarinë, u bashkua me Nyjën Veriore të Fatit te Peshqit, duke na dhënë mundësinë të arrijmë vizionet tona më të thella dhe të krijojmë një të ardhme të bukur.”

Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, është një tjetër arsye pse po shohim kaq shumë fejesa mes të famshmëve.

“Jupiteri në Gaforre zgjeron dhe shumëfishon temat emocionale, familjare dhe shtëpiake,” thotë astrologia Kayla Murphy. “Kjo ndodh vetëm çdo 12 vjet, me ciklin e fundit në 2014-2015. Në atë kohë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u martuan, Kim Kardashian ishte shtatzënë me djalin e saj Saint Ëest dhe Kourtney Kardashian gjithashtu ishte shtatzënë me djalin e saj Reign,” shpjegon ajo.

“Energjia e Gaforres thekson shtëpinë, sigurinë dhe angazhimin afatgjatë, duke e bërë një katalizator natyral për fejesa dhe deklarata publike dashurie. Kur u kombinua me prapavijën e Afërditës te Peshqit këtë prill (një tjetër shenjë Uji emocionale), nxiti reflektimin dhe rivlerësimin e marrëdhënieve. Me eklipset aktuale të Peshqve, të cilat sjellin vendime të rëndësishme në sipërfaqe, Jupiteri në Gaforre ofron kohën perfekte dhe ‘dritën jeshile’ që çiftet të formalizojnë lidhjet dhe të hedhin hapin e radhës.
 
Efektet e këtyre tranziteve mund t’i ndjesh edhe nëse nuk je i famshëm. Bazuar në eklipset e këtij viti, Lisa parashikon se njerëzit me vendosje astrologjike në Virgjëreshë, Peshqit, Shigjetar dhe Binjakë kanë më shumë gjasa të preken nga “virusi” i fejesave këtë vit. Taylor, e njohur si një Shigjetare e vërtetë, është thjesht një shembull i fuqisë së horoskopit!

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast