Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
First for Women

Ditët në vijim sjellin një goditje kozmike, gjithsesi, nuk do të kesh emocione shumë intensive. Mërkuri në Peshore do të bashkëveprojë me Jupiterin në Gaforre më 1 tetor, duke na shtyrë që të mendojmë me më shumë guxim, pavarësisht se nuk duam të bëjmë konflikte. Afërdita në Virgjëreshë sjell më shumë nostalgji, duke na rikthyer te ndjesitë dhe marrëdhëniet e së kaluarës, por për më shumë reflektim.
 
Dashi
 
Përditshmëria jote është e lodhshme dhe shteruese. Edhe pse nuk dëshiron ta fajësosh partnerin apo miqtë e tu për energjinë që të marrin, ata mund të jenë shkaku. Planifiko disa kohë larg, për të rifreskuar energjinë dhe për të takuar të tjerë njerëz. Disa orë pa personat që takon çdo ditë do të jenë zgjedhja e duhur.
 
Demi
 
Fakti që ke humbur në rrëmujë dhe monotoni po të pengon të eksplorosh aktivitete dhe aventura të reja; megjithatë, mund të marrësh një moment për veten dhe të ndjekësh pasionet e tua. Një darkë me një person të çmuar, apo një pasion i ri, ti e di vetë se ç’zgjedh, por yjet të sugjerojnë të mos biesh pre e rutinës.
 
Binjakët
 
Çdokush mund të bëhet konkurrues herë pas here. Fatkeqësisht për ty, binjaku yt kryeneç po shfaq xhelozinë e tij. Për të shmangur konfliktin, përpiqu të jesh i sjellshëm dhe mos lejo që xhelozia të të dominojë. Momenti yt i lumturisë dhe mundësitë do të vijnë së shpejti. Qëndro në pritje!
 
Gaforrja

Kur situata bëhet e vështirë, gjithmonë vepro drejt. Javën e ardhshme, mund të jesh i ndarë mes rrugës së gjatë apo të shkurtër, por ti gjithsesi, vepro drejt. Shpreson të kesh një vjeshtë të qetë pa stres, ndaj është e mira të përgatitesh dhe t’i trajtosh njerëzit përreth me dashuri dhe respekt.
 
Luani
 
Nuk ka asnjë moment më të mirë për të rregulluar financat. Para se të bësh blerjen tjetër të madhe për çantën apo këpucët që të pëlqejnë, kurse pak para ku të mundesh, që të mund t’i plotësosh ca qejfe të tjera vetes.
 
Virgjëresha
 
Po ndien dashuri dhe shqetësim? Kjo javë të bën të rishikosh fjalët e hidhura që i ke thënë personit që të pëlqen. Nëse gjërat nuk rregullohen, bëji një nder vetes dhe përdor aplikacionet për të njohur dikë të ri, përpara se të përsërisësh të njëjtën dramë me ish-partnerin. Zakone të vjetra vështirë vdesin, por ti mund të ecësh përpara!
 
Peshorja
 
Promovimi në punë për të cilin ke punuar mund të bëhet, por ka gjasa që të duhen edhe disa javë për t’u bërë realitet. Durimi do të jetë sfidues; megjithatë, nëse mendon për tablonë e madhe dhe kupton se do të ndodh magjia, do të jesh i lumtur që gjithçka po shkon në favorin tënd.
 
Akrepi
 
Zakonisht, mendon se si do të jetë që të marrësh atë kërkesën për falje nga njerëzit që të kanë zhgënjyer; megjithatë, këtë javë, je i prirur ta lësh pas të shkuarën sepse beson se qëndrimi yt duhet të ndryshojë dhe t’u japësh njerëzve mundësinë të besosh tek ata. Kush e di, mund të të befasojnë!
 
Shigjetari
 
Do të kesh gjithmonë sukses, pavarësisht se sa dëshirë dhe mund vendos në një projekt. Je fitues nga natyra dhe të gjithë duan të jenë rreth energjisë tënde optimiste. Problemi është se po dyshon te vetja, ndaj thuaj afirmime pozitive për të rritur besimin dhe shkëlqimin!
 
Bricjapi

Bëhu i kujdesshëm që të mos përfshihesh në thashetheme në zyrë. Përsëritja e informacionit që shkakton më shumë dëm se dobi, të çon drejt problemeve me kolegët. Nëse dëgjon lajme të dyshimta, duhet ta ndalosh menjëherë para se thashethemet të të shkaktojnë telashe të mëdha.
 
Ujori
 
Për të arritur pozitivitetin, duhet të ndryshosh mënyrën se si i sheh situatat. Përpiqu të ecësh në anën e ndriçuar të rrugës tënde dhe mos e marrësh personalisht edhe ndonjë shpërthim që vjen nga një person i dashur. Sa më pak të lejojsh të tjerët të prishin qetësinë tënde, aq më e lehtë do të jetë jeta!
 
Peshqit
 
Sa bukur është të jetosh si ti! Tani që ka filluar sezoni i freskët, gjej rehati duke u qetësuar me të dashurin/ën, duke parë filma klasikë (dhe duke i kritikuar), si dhe duke bërë aktivitete shtëpiake si pjekja e biskotave. Përqafo intimitetin dhe afrohu më shumë për të ndjerë shpirtin e dashurisë.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast