Promo

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e Sanremo-s pati një histori shqiptare!

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e

Nëse do të flitet për estetikën shqiptare në një kontekst ndërkombëtar, ky vit shënon një pikë që nuk kalohet me një fjalë goje. Për herë të parë, një klinikë shqiptare u përfshi në mënyrë aktive profesionale në një nga skenat më të vëzhguara të Europës: Festivali i Sanremo-s! Dhe jo si prezencë simbolike apo një logo në sfond, por si pjesë funksionale e një mekanizmi ku imazhi ka po aq peshë sa zëri.

Medex ishte klinika e parë shqiptare që mori pjesë në këtë festival, një fakt që për industrinë estetike shqiptare vlen më shumë se çdo superlativ. Nëse e njihni mirë Sanremo-n, e dini që nuk është thjesht festivali kombëtar i muzikës italiane, por një platformë me audiencë ndërkombëtare, me mbulim intensiv mediatik dhe me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajit vizual. Një skenë e tillë ku çdo dalje analizohet me imtësi dhe çdo paraqitje shumëfishohet në rrjete sociale brenda minutash e sekondash, mund të magjinohet se ç'rëndësi mbart pamja vizuale e personaliteteve pjesëmarrëse.

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e

Roli i Medex në këtë kontekst ishte i qartë: kujdes profesional për lëkurën e disa prej pjesëmarrësve, trajtime estetike jo-invazive në përgatitje të daljeve publike dhe një fokus i strukturuar te cilësia e lëkurës nën dritat e forta të skenës. Gjithçka e ndërtuar mbi standarde mjekësore dhe protokolle sigurie, pa improvizime, pa efekte të ekzagjeruara. Estetikë që respekton tiparet, jo që i mbivendos ato, ashtu siç i kërkon bukuria italiane.

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e

Përfaqësimi u drejtua nga Mimoza Leci, figurë drejtuese e Medex, e cila në këtë rast nuk përfaqësoi vetëm një klinikë. Prania e saj në Sanremo kishte një simbolikë të qartë: një grua shqiptare që mban mbi supe standardin e një brand-i estetik në një skenë ndërkombëtare ku profesionalizmi nuk negociohet. 

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e

Ky angazhim hap një kapitull të ri për bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, rrit besimin te klinikat shqiptare si brand-e eksportuese shërbimesh. Sepse kur një strukturë mjekësore shqiptare operon në një event të këtij kalibri, mes artistësh, figurash publike dhe mediash globale, perceptimi ndryshon dhe jo nga retorika, por nga performanca që mori dhe vlerësim në Sanremo.

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e

Prej gjashtë vitesh në Tiranë, Medex ka ndërtuar reputacion mes teknologjisë moderne, trajtimeve të personalizuara dhe etikës së qartë mjekësore. Standardi i shërbimit ka qenë gjithmonë i orientuar nga praktikat ndërkombëtare, por Sanremo e zhvendosi këtë standard nga ambicia në provë konkrete të punës së profesionistëve.

Jo vetëm në skenë: këtë vit edhe në prapaskenat e

Lajmi i vërtetë nuk është thjesht fakti që një klinikë shqiptare shkoi në Sanremo, por mënyra se si u paraqit aty: me profesionalizëm dhe fokus te rezultati. Dhe në fund, kjo e bën të qartë se estetika, kur trajtohet si disiplinë mjekësore dhe jo si "trend", e gjen vetë skenën e saj, madje atë më prestigjozen.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast