Lifestyle

Mund ta kuptosh sa inteligjent emocionalisht është dikush vetëm nga mënyra se si qesh, sipas NASA-s

Mund ta kuptosh sa inteligjent emocionalisht është dikush vetëm
NASA

Punësimi mbi bazën e personalitetit mund të jetë më efektiv sesa mendojmë. Madje edhe NASA e ka aplikuar këtë metodë. Teksa nisi të fokusojë më shumë vëmendjen te profilin psikologjik në përzgjedhjen e astronautëve, NASA zbuloi diçka interesante: një lidhje mes aftësive të njerëzve dhe një element që shumica prej nesh e anashkalon, mënyra se si qeshim. Rezulton se e qeshura e dikujt lidhet drejtpërdrejt me nivelin e tij/saj të inteligjencës emocionale.

Mund ta kuptosh sa inteligjent emocionalisht është dikush vetëm

E qeshura e dikujt mund të tregojë nivelin e inteligjencës emocionale, sipas NASA-s.
Detajet janë përshkruar në librin e gazetarit Charles Duhigg, "Supercommunicators: How to Unlock the Secret Language of Connection", i cili trajton mënyrën sesi aftësitë komunikuese ndikojnë në çdo aspekt të jetës sonë.

Në libër, Duhigg përmend një zbulim interesant nga NASA në vitet ’80. Astronautët shpesh ndiheshin të dëshpëruar dhe përfshiheshin në debate gjatë misioneve. Me fillimin e projektit për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, kjo u bë një problem serioz, ata do të qëndronin për muaj të tërë në hapësirë, në kushte të pazakonta dhe stresuese. Nuk kishte vend për tensione të panevojshme.

Kështu që NASA filloi të kërkonte astronautë që jo vetëm ishin fizikisht të përgatitur dhe shkencëtarë të kalibrit të lartë, por edhe me personalitet të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për marrëdhënie të ndërlikuara ndërpersonale. Ata rishikuan regjistrimet e intervistave me astronautë të suksesshëm , dhe një model filloi të bëhej i dukshëm.
NASA zbuloi se astronautët që pasqyronin të qeshurën e intervistuesit kishin nivelin më të lartë të inteligjencës emocionale.

Mund ta kuptosh sa inteligjent emocionalisht është dikush vetëm

Të gjithë kemi qenë në situata kur ne po qeshnim me lot dhe të tjerët thjesht po buzëqeshnin, ose anasjelltas. Ndonjëherë është çështje humori, por shpesh është diçka më e thellë. Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale kanë tendencën të pasqyrojnë të qeshurat e të tjerëve, një formë e "pasqyrimit emocional".

Nëse dikush po qesh me gjithë shpirt për diçka që s’është domosdoshmërisht shumë qesharake, ne shpesh qeshim bashkë me ta, jo për atë që u tha, por për mënyrën si ata po reagojnë. Kjo është një formë lidhjeje emocionale, dhe NASA e pa këtë si shenjë kyçe për suksesin në skuadër.

Mund ta kuptosh sa inteligjent emocionalisht është dikush vetëm

Kur ata krahasuan këto veçori me suksesin e astronautëve në mision, u vu re një lidhje e qartë: ata që përshtateshin më mirë me energjinë dhe të qeshurat e intervistuesit, shkëlqenin edhe gjatë detyrave të vështira, sepse kishin aftësi më të mira për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të përballuar stresin së bashku me kolegët e tyre.
Ndaj, mos harroni: qeshni, sidomos në intervista pune. ;)

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast