Lifestyle

Nëse i ke këto 4 sjellje, ka shumë gjasa të jesh më i zgjuar se shumica

Nëse i ke këto 4 sjellje, ka shumë gjasa të jesh më i
Foto: Getty Images

Fjala “i zgjuar” përdoret shpesh, aq shpesh, saqë ndonjëherë e ka humbur kuptimin. Nëse dikush është i mirë në matematikë, themi “është shumë i zgjuar”. Nëse dikush bën një batutë në kohën e duhur, prapë “i zgjuar”. Por të jesh vërtet smart është pak më komplekse.

Nëse i ke këto 4 shenja, ka shumë gjasa që je më përpara se shumica:

1. Kërkon mendimin e të tjerëve dhe nuk ke frikë të pranosh që nuk i di të gjitha

Njerëzit e zgjuar nuk hiqen sikur i dinë të gjitha. Në fakt, e dinë shumë mirë që sa më shumë të dish, aq më shumë kupton se sa pak di. Prandaj pyesin, dëgjojnë, mësojnë. Janë ata që duan të jenë në një dhomë me njerëz më të zgjuar se vetja - jo për konkurrencë, por për rritje.

2. E nuhat menjëherë kur diçka nuk shkon

Nëse e ndjen menjëherë kur një situatë është toksike, p.sh. një bisedë me shumë thashetheme që të bën të ndihesh jo mirë dhe thjesht largohesh me klas, urime. Vetëdija është superfuqi. Të ndihmon të kuptosh çfarë të bën mirë, çfarë jo, dhe kur është koha për të thënë "jo, faleminderit".

3. Dëshiron të mësosh më shumë dhe gjithmonë bën pyetje

Jo, nuk kanë nevojë të dinë çdo fakt në botë, por njerëzit vërtet të zgjuar janë “të etur” për të mësuar. Janë ata që humbasin në artikuj të gjatë, që hapin 6 dritare të reja në Google sepse një temë i çoi te një tjetër. Sipas një studimi, kurioziteti lidhet direkt me aftësinë për të zgjidhur probleme dhe për të menduar jashtë kornizave.

4. Dëgjon

Shumica prej nesh mendojnë çfarë do të thonë më pas ndërkohë që tjetri flet. Njerëzit e zgjuar jo vetëm që dëgjojnë, por e bëjnë bashkëbiseduesin të ndihet i dëgjuar. Kjo është aftësi, jo rastësi. Dëgjimi aktiv nuk është thjesht mirësjellje, por mjet për të ndërtuar raporte, për të kuptuar më thellë dhe për të marrë informacion që të tjerët e humbasin.

Nëse bën edhe ti ndonjë nga këto sjellje - edhe vetëm në njërën - ka shumë mundësi që je më i/e zgjuar seç mendon. E rëndësishme është të jesh gjithmonë në kërkim, jo në garë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

If You Have These 4 Behaviors, You're Probably Smarter Than Most People

Nëse i ke këto 4 sjellje, ka shumë gjasa të jesh më i
Photo: Getty Images

The word “smart” is used a lot, so much so that it has sometimes lost its meaning. If someone is good at math, we say “they are very smart.” If someone makes a well-timed joke, they are still “smart.” But being truly smart is a bit more complex.

If you have these 4 signs, you're likely ahead of most:

1. You seek the opinions of others and are not afraid to admit that you don't know everything.

Smart people don't pretend to know it all. In fact, they know very well that the more you know, the more you understand how little you know. That's why they ask, they listen, they learn. They're the ones who want to be in a room with people smarter than them - not for competition, but for growth.

2. You can smell it right away when something is wrong.

If you can immediately sense when a situation is toxic, like a conversation with a lot of gossip that makes you feel bad and you just walk away with aplomb, congratulations. Mindfulness is a superpower. It helps you understand what works for you, what doesn't, and when it's time to say "no, thanks."

3. You want to learn more and are always asking questions.

No, they don't need to know every fact in the world, but truly smart people are "eager" to learn. They're the ones who get lost in long articles, who open 6 new Google windows because one topic led them to another. According to a study, curiosity is directly related to the ability to solve problems and think outside the box.

4. Listens

Most of us think about what we’re going to say next while the other person is talking. Smart people don’t just listen, they make the other person feel heard. It’s a skill, not an accident. Active listening isn’t just politeness, it’s a tool for building rapport, gaining deeper understanding, and gaining insights that others miss.

If you engage in any of these behaviors - even just one - there's a good chance you're smarter than you think. The important thing is to always be on the lookout, not in a race.