A je ende në mendjen e dikujt që ti e ke harruar plotësisht?

A je ende në mendjen e dikujt që ti e ke harruar plotësisht?

E ke parasysh atë momentin kur po shijon në paqe ditën dhe papritur të vjen ndërmend dikush që dikur ka pasur një vend të rëndësishëm në jetën tënde – dhe tani…as nuk të intereson më? Po sikur ai të ketë nostalgji e pengje sa herë përmendet emri yt?

A je ende në mendjen e dikujt që ti e ke harruar plotësisht?

Po, ndoshta ende je në mendjen e tij. Ndoshta dikush kujtohet për ty kur kalon pranë një vendi ku jeni ulur dikur, kur sheh një gotë verë të kuqe, apo thjesht kur dikush tjetër i buzëqesh si ti (spoiler: askush s’buzëqesh si ti).

A je ende në mendjen e dikujt që ti e ke harruar plotësisht?

Ndërkohë ti s’ke më kohë. E ke kaluar atë kapitull, madje ke ndërruar edhe libër. Sepse kur ecën përpara, kur përmirëson stilin tënd, zakonet, marrëdhëniet e tua, e vjetra thjesht nuk përshtatet më. 

A je ende në mendjen e dikujt që ti e ke harruar plotësisht?

Madje, as aroma e së kaluarës nuk të mungon. Dhe ndoshta, ndonjëherë, kjo “ecje përpara” vjen edhe me gjeste të vogla: një prerje e re flokësh, një “jo” që dikur s’guxoje ta thoje, apo një zgjedhje më të mirë në përditshmëri – si për shembull, nëse ke qenë duhanpirëse ke kaluar te një alternativë pa tym si IQOS. Sepse kur ndihesh mirë me veten, nuk ke më nevojë të bindësh askënd tjetër

A je ende në mendjen e dikujt që ti e ke harruar plotësisht?

Pra, po – mund të jesh ende në mendjen e dikujt. Por lajmi i mirë është që ti je në jetën tënde. 

P.S. Sidoqoftë, ja një mini-test për të kuptuar nëse është ende i fiksuar pas teje:

Përgjigju me “Po” ose “Jo”:

1. E sheh herë pas here që të shikon story-t, por nuk të shkruan.
2. Poston këngë ose detaje të tjera në Instagram që kanë lidhje me ty.
3. Të kanë thënë që ka përmendur emrin tënd te njerëz të tjerë.
4. Bën ndryshime në pamje, fiks pasi ti ke ndryshuar diçka.
5. Vjen në të njëjtat ambiente ku shkon edhe ti.
6. Shfaqet herë pas herë në mënyrë të çuditshme dhe papritur.

Rezultatet:

1-2 Po: Ka mbetur pak peng, por s’do ta pranojë.

3-4 Po: Ti je akoma një dosje e hapur në mendjen e tij.

5 Po: Ti je universi i tij.

0 Po: Ose të ka harruar, ose është shumë i aftë që të mos kuptohet.

- Artikull promocional

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast