Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo fundjavë, sipas psikologut

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo

Në rrëmujën e një jave të ngarkuar, është e lehtë të harrojmë jo vetëm veten, por edhe marrëdhënien tonë. Këto sfida janë më të zakonshme sesa mendojmë, madje edhe profesionistët e shëndetit mendor mund të përballen me to.

Psikologu Mark Travers, PhD, i specializuar në marrëdhënie, i njeh nga afër këto dinamika, si në jetën profesionale, ashtu edhe si bashkëshort. Përmes përvojës së tij, ai nënvizon rëndësinë e kohës cilësore që çiftet kalojnë së bashku, veçanërisht gjatë fundjavës.

1. Lini celularët mënjanë

Një çift mund të kalojë shumë kohë bashkë, por nëse kjo kohë ndërpritet vazhdimisht nga njoftimet në telefon, atëherë ajo nuk është vërtet cilësore. Sipas Travers, çiftet më të lumtura dinë të jenë realisht të pranishëm me njëri-tjetrin, duke shmangur shpërqendrimet. Një mëngjes i qetë duke pirë së bashku një kafe, një shëtitje apo një darkë në shtëpi mund të kthehet në një moment të veçantë, të paktën për aq kohë sa teknologjia mbetet jashtë tavolinës.

2. Zgjidhni të jeni bashkë… edhe kur doni të rrini veçmas

Pas një jave të lodhshme, të gjithë kemi nevojë për pak hapësirë për veten. Shpesh, çiftet përballen me dilemën: “koha ime” apo “koha jonë”?

Travers sugjeron një zgjidhje: “loja paralele”. Secili ndjek aktivitetin që i pëlqen, njëri lexon, tjetri shikon serialin e preferuar, duke ndarë të njëjtin hapësirë, por pa presion për të ndërvepruar.

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo

3. Krijoni rituale të vogla

Ritualet krijojnë lidhje emocionale dhe sjellin stabilitet në marrëdhënie. Nuk kanë pse të jenë komplekse: përgatitja e mëngjesit bashkë, planifikimi i javës me një gotë verë apo edhe ndarja e një detyre të bezdisshme si pastrimi. Këto zakone të vogla, të përsëritura me dashuri, japin ndjesinë e të qenit bashkë.

4. Planifikoni edhe jetën intime

Jeta seksuale është një shtyllë e rëndësishme për një marrëdhënie të shëndetshme. Por, kur edhe fundjava mbushet me angazhime, intimiteti mund të shtyhet pafundësisht. Sipas Travers, planifikimi i qëllimshëm i kohës për seks nuk është mungesë spontaneiteti, përkundrazi, është një mënyrë për të ruajtur afërsinë emocionale dhe fizike pa u varur nga “kur të kemi kohë”.

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo

5. Qeshni bashkë

Humori është një ndër mënyrat më të mira për të forcuar një lidhje. Të qeshurit sjell gëzim dhe shmang monotoninë. Çiftet e lumtura e dinë rëndësinë e kohës cilësore, qoftë përmes një loje absurde, një batute apo një aktiviteti të përbashkët.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Five things happy couples do every weekend, according to a psychologist

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo

In the hustle and bustle of a busy week, it's easy to forget not only ourselves, but also our relationships. These challenges are more common than we think, and even mental health professionals can face them.

Relationship psychologist Mark Travers, PhD, knows these dynamics firsthand, both in his professional life and as a spouse. Through his experience, he highlights the importance of quality time that couples spend together, especially on the weekends.

1. Put your cell phones away.

A couple can spend a lot of time together, but if that time is constantly interrupted by phone notifications, then it's not really quality time. According to Travers, the happiest couples know how to be truly present with each other, avoiding distractions. A quiet morning drinking coffee together, a walk or a dinner at home can turn into a special moment, at least as long as technology remains off the table.

2. Choose to be together… even when you want to be apart

After a tiring week, we all need some space for ourselves. Often, couples face the dilemma: “my time” or “our time”?

Travers suggests a solution: “parallel play.” Each person pursues an activity they enjoy, one reads, the other watches their favorite series, sharing the same space, but without pressure to interact.

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo

3. Create small rituals

Rituals create emotional connections and bring stability to relationships. They don't have to be complex: preparing breakfast together, planning the week over a glass of wine, or even sharing a tedious task like cleaning. These small habits, repeated with love, give a sense of togetherness.

4. Plan your intimate life too

Sex is an important pillar of a healthy relationship. But when your weekend is filled with commitments, intimacy can be pushed back indefinitely. According to Travers, intentionally scheduling time for sex isn't a lack of spontaneity; instead, it's a way to maintain emotional and physical closeness without depending on "when we have time."

Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo

5. Laugh together

Humor is one of the best ways to strengthen a relationship. Laughter brings joy and breaks up the monotony. Happy couples know the importance of quality time, whether it's through a silly game, a joke, or a shared activity.

Suggested articles: