Horoscope

Pozicioni më i këndshëm seksual për korrikun, sipas shenjës suaj të horoskopit

Pozicioni më i këndshëm seksual për korrikun, sipas
The Yuri Arcurs Collection

Në korrik, temperaturat nuk ngrihen vetëm nga njohjet e reja në ishuj dhe bare, por edhe nga lidhjet afatgjata, teksa ndjehemi më të relaksuar, më tërheqës me trupin e nxirë dhe flokët e zbardhur nga dielli.

Por cilat pozicione seksi i japin pasionin e duhur jetës tonë në çift?

Dashi

Me kalimin e Neptunit dhe Saturnit këtë muaj, Dashi do të ndjehet në avantazh, fizikisht dhe emocionalisht. Provoni pozicionin “kauboj”: femra ulur mbi partnerin.

Demi

Korriku sjell butësi dhe intimitet. Pozicioni "lugez”: njëri partner përqafon tjetrin shpinë më shpinë në shtrat dhe lë që gjithçka tjetër të marrë rrjedhën e vet.

Binjakët

Me Uranin që hyn në këtë shenjë nga 7 korriku, duhet të eksperimentoni. Provoni pozicionin “gaforre”: partnerët ulen përballë njëri-tjetrit dhe njëri vendos njërën (ose të dyja) këmbë mbi supet e tjetrit.

Gaforrja

Afërdita ju bekon në muajin tuaj. Klasiku misionar rikthehet për t’u shijuar në qetësi, por plot emocion.

Luani

Mërkuri prapavijë nga 18 korriku mund të sjellë tensione. Zbutni partnerin me një pozicion “from behind”: e përulur dhe partneri pas, një mënyrë diskrete për të rikthyer pasionin, pa hequr fustanin.

Virgjëresha

Kjo shenjë kërkon kontroll dhe përkushtim. Provoni pozicionin “misionari flirtuesi”, ku shtriheni përmbys, por ngrini këmbët dhe i mbështetni mbi supet e tij. Në këtë mënyrë, ju përcaktoni edhe ritmin.

Peshorja

Kërkoni ekuilibrin e kënaqjes reciproke? Pozicioni ‘69’ është ideali, riaktivizon pasionin dhe rikthen romancën te lidhjet e gjata.

Akrepi

Yjet ju ftojnë të jeni të hapur, jo vetëm në kënaqjen e partnerit, por edhe në tuajën. Filloni me seksting, kaloni te pozicionet orale dhe lëreni pasionin t’ju udhëheqë.

Shigjetari

Plot energji dhe eksplorim. Vendosni partnerin në karrige, ofroni një mini-striptizëm, pastaj uluni mbi të, teksa muzika juaj e preferuar është në sfond.

Bricjapi

Që me Hënën e Plotë më 10 korrik, është koha për të realizuar fantazitë tuaja. Pozicioni “lotus” është dinamik dhe shumë intim: uluni në prehrin e tij, me këmbët dhe krahët e mbështjella rreth partnerit.

Ujori

Në këtë sezon, afroheni më shumë me partnerin. Provoni një “misionar ndryshe”: kontakt sy më sy, depërtim më i thellë dhe intensitet vizual.

Peshqit

Ky muaj kërkon paqe dhe relaks. Pozicioni “kryq” është i përshtatshëm për ju: partneri yt shtrihet me shpinë dhe ti shtrihesh pothuajse me shpinë, por vertikalisht sipër tij. Shijoni momentin!

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast