Reviews

Teknologjia që të bën të ndihesh “cool” dhe të shpërblen në çdo hap

Teknologjia që të bën të ndihesh “cool” dhe
Happy App

Nëse do të kishim një matës për të kuptuar evolucionin e teknologjisë, ai do të ishte pikërisht evolucioni i brezave. Nga Millenials-at (të lindur mes viteve 1981-1996), te Generation Z (1997-2012), e deri te Gen Alpha (2013 e në vazhdim), mënyra se si jetojmë, fitojmë dhe shpenzojmë ka ndryshuar rrënjësisht.

Dikur, për të dëgjuar muzikë na duhej një kasetë, një Walkman ose një iPod që na bënte të ndiheshim “cool”. Për të parë një film, shkonim në videoteka dhe merrnim me qira një DVD. Ndërsa, interneti kërkonte të shkëpusje telefonin fiks dhe të duroje një zhurmë karakteristike, që sot është nostalgji për disa dhe e panjohur për të tjerët. Duket si një tjetër jetë, apo jo?

Tani gjithçka është online, në dorë, në celularin tonë. Nga muzika te filmat, nga lojërat te aplikacionet që na ndihmojnë të kursejmë, të planifikojmë dhe... edhe të shpërblehemi.

Nga produktet fizike te shërbimet dixhitale

Kalimi nga produktet fizike te shërbimet dixhitale ka transformuar mënyrën se si të rinjtë menaxhojnë shpenzimet e tyre. Muzika, filmat, lojërat – sot nuk blihen më një herë e përgjithmonë, por aksesohen përmes shërbimeve me abonim. Nga Netflix dhe Spotify te aplikacionet për lojëra apo platforma edukimi, të rinjtë paguajnë çdo muaj për akses, jo për pronësi.

Ky model ka sjellë një mënyrë të re të shpenzuari: pagesat kryhen online, automatikisht, përmes kartave të lidhura me aplikacionet përkatëse. E gjithë kjo e bën përvojën më të lehtë dhe më të shpejtë, por kërkon gjithashtu më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi financiare.

Besnikëri dhe shpërblim: Nga kuponët te gamification

Koncepte si besnikëria dhe shpërblimi nuk janë të reja. Dikur, shpërblimi vinte nga prindërit për nota të mira apo sjellje shembullore. Më vonë, përmes fushatave promocionale me kupona dhe pikë – nga çokollatat te produktet e përditshme – nisi të përhapej një mënyrë e re për të shpërblyer konsumatorin.

Sot, shpërblimi ka marrë një tjetër formë: është në telefonin tënd. Pikërisht këtë sjell Happy App – një platformë inovative që i jep vlerë konsumit të përditshëm. Happy App është një nga ato aplikacione që e bën çdo hap të përditshmërisë më të vlefshëm. Jo vetëm kur blen, por edhe kur ecën, kur referon një mik, apo kur thjesht futesh dhe provon fatin tënd ditor me “Surpriza Happy”.

Me Happy App, teknologjia bëhet një mjet për të përfituar më shumë nga çdo ditë:

- Luaj dhe mund të fitosh pikë, kupona apo ulje në partnerë të ndryshëm.

- Ec, dhe aplikacioni të shpërblen me pikë (e di sa shumë ecën vetëm gjatë një dite të zakonshme?).

- Refero një mik dhe të dy fitoni 200 pikë – super e thjeshtë.

- Bli në markat që do, dhe Happy të shpërblen në çdo transaksion. Pikët i përdor më pas për zbritje dhe kupona.

Breza të rinj, zgjedhje më të mençura

Të rinjtë në Shqipëri janë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë – jo vetëm për argëtim, por edhe për menaxhimin e financave të tyre. Aplikacione si Happy App e ndërthur shpenzimin me kursimin, lëvizjen me përfitimin, përvojën e përditshme me shpërblime që të japin ndjesinë: “Po, ia vlejti”.

Brezat e rinj nuk ndjekin thjesht teknologjinë – ata e përdorin atë për të jetuar më mirë dhe për të kursyer më shumë.

Edhe ti... vera është e gjatë.

Shkarko haPPy.
Merr ulje me Happy Card.
Shëtit. Bli. Shpërblehu.
Shijo çdo moment.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast