Lifestyle

TikTok-u është i bindur se të duhet një “çantë shtëpie” (dhe ne mendojmë njëjtë)

TikTok-u është i bindur se të duhet një
TikTok/@morethanjustskin

Kur përpiqesh të qetësohesh pas një dite të gjatë, nuk ka gjë më bezdisëse sesa të ulesh në divan dhe të zbulosh se telefoni yt është metra larg, në anën tjetër të dhomës. Pikërisht në atë moment kupton që mungon edhe telekomanda e kondicionerit dhe TV dhe se në fakt, do të doje të kishe diçka për të pirë.

Një zgjidhje për këtë problem klasik është “çanta e shtëpisë”, një koncept që po bëhet viral në TikTok. Është një çantë që përmban të gjitha gjërat që zakonisht të duhen gjatë ditës: shishe uji, telefon, karikues, një qese me haribo, ndonjë snack, libri që po lexon…fiks si çanta që mban kur del.

TikTok-u është i bindur se të duhet një

Ndërsa lëviz nëpër shtëpi gjatë ditës, merr çantën e shtëpisë me vete. Po shkon në shtrat? Merr çantën. Po ulesh në divan? Merr çantën. Kudo ku shkon, çanta të shoqëron.

Pasi kjo ide u bë virale, krijuesja @itsalexmimi u frymëzua menjëherë për të krijuar të sajën.

“Kjo është zgjidhja më e mirë për një problem që nuk e dija që e kisha,” tha ajo në një video më 24 korrik. “Tani po e mbaj çdo ditë me vete në shtëpi dhe është fantastike.” Më poshtë janë arsyet pse mund të të duhet një çantë e tillë dhe disa ide për ta organizuar.

Pse të duhet një “çantë shtëpie”?

Mbajtja e disa sendeve bazë në një çantë është shpëtim nëse ke zakon të humbasësh shpesh gjëra si syzet apo balsamin për buzët. Ashtu si çanta për pasionet, që është bërë gjithashtu virale, ajo i mban gjërat më të nevojshme afër, që të mos jesh kurrë shumë larg tyre.

Një “çantë shtëpie” është gjithashtu një ide e mirë nëse ke zakon të marrësh me vete 1 milion gjëra. (Për gocat që marrin në shtrat një libër, ushqim, pije, laptop, kufje, krem duarsh dhe karikues telefoni, me ju e kam.) “Çanta e shtëpisë” e bën shumë më të lehtë kalimin nga një dhomë në tjetrën.

TikTok-u është i bindur se të duhet një

Si ta organizosh?

Krijuesja @jada.frederick publikoi një tur në çantën e saj, e cila përfshin lidhëse flokësh dhe kapëse, një palë syze, një çakmak, mjete për thonjtë, vaj për kutikula dhe telekomandën e televizorit.

Ndërsa disa njerëz përdorin një çantë të zakonshme që nuk e përdorin më jashtë, të tjerë preferojnë një kuti plastike ose shportë.

Krijuesja @jazminegarcia përdor një çantë grimi elegante për të mbajtur produkte bukurie që zakonisht i mban në katin e sipërm, por që herë pas here i duhen poshtë. Ajo përfshin edhe një kapëse flokësh, gërshërë, ilaç për dhimbje koke, parfum, balsam buzësh dhe një pako facoletash. “Nuk i dihet kurrë,” tha ajo me shaka në një video të vitit 2024. “Mund të filloj të qaj.”

TikTok-u është i bindur se të duhet një

Bonus: çanta e saj i kujton të përdorë disa produkte si kremi i duarve që ndryshe do të harroheshin në një sirtar.

Sigurisht, përmbajtja e çantës duhet të jetë personale. Nëse nuk do të ngrihesh fare të shtunave, mund të marrësh libra dhe ushqime. Nëse ke tendencë të humbasësh pajisjet, mbushe me karikues. Nëse je e apasionuar pas bukurisë, mbushe me produkte për kujdesin ndaj vetes. S’do të kesh më nevojë të ngrihesh nga krevati.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast