Horoscope

Vëmendje! Këtyre shenjave do t’u ndrijë fati në ditët në vijim!

Vëmendje! Këtyre shenjave do t’u ndrijë fati në

Ka ca shenja që këtë muaj, për pjesën e mbetur, do të kenë goxha fat në dashuri, karrierë e para!
 
Luani

Sharmi yt është në kulm. Beqarët tërheqin si magnet persona specialë, pa u lodhur shumë, ndërsa në çift rikthehet loja dhe pasioni. Dhjetori sjell romancë dhe surpriza në shenjën e Luanit. Sa i përket kreativitetit, është gjithnjë në rritje dhe do të sjellë më shumë mundësi dhe para. Mund të marrësh vëmendjen e duhur, vlerësim dhe një ofertë interesante, veçse bëj kujdes me shpenzimet.
 
Akrepi
 
Në aspektin e dashurisë, emocionet janë intensive dhe të sinqerta. Marrëdhëniet kalojnë në një nivel më të thellë, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një lidhje magnetike. Këtë muaj e ke fokusin te paratë, duke marrë më shumë mundësi për të fituar të ardhura. Intuita, këtë muaj, është aleati yt më i fortë!
 
Bricjapi
 
Emocionet bëhen më të thella gjatë këtyre ditëve. Mund të rikthehet dikush nga e kaluara ose të kuptosh qartë çfarë dëshiron vërtet. Çiftet forcojnë bazat për vitin e ardhshëm dhe për më tepër, dhjetori është një muaj i fortë profesionalisht. Vendime të rëndësishme, kontrata dhe përgjegjësi të reja të sjellin më shumë qëndrueshmëri.
 
Shigjetari
 
Ky është muaji yt dhe po e ndjen fort ndikimin e fatit në jetën sentimentale. Beqarët kanë mundësi për njohje spontane që kthehen shpejt në diçka serioze. Në çift, komunikimi përmirësohet dhe rikthehet pasioni. Ide të reja, oferta ose projekte që të nxjerrin nga rutina shfaqen në horizont. Fati të mbështet sidomos në punë që lidhen me udhëtime apo media. Financat do të përmirësohen gradualisht.


 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast