Lifestyle

Vetëm për Shën Valentin? Këto aktivitete do të jenë shpëtimi juaj!

Vetëm për Shën Valentin? Këto aktivitete do të
Foto: adigitalnyc/ Pinterest

Të jesh single në Ditën e Shën Valentinit mund të ndihet… lodhëse. Ngjyra e kuqe ndodhet kudo, dyqanet janë të mbushura me tullumbace me ngjyra dhe videot me çifte janë e vetmja gjë që shfaqet në Instagram. E gjitha kjo duket mbytëse sidomos nëse sapo jeni ndarë nga i/e dashuri/a. Nëse kjo ditë ju prek më shumë këtë vit, mos lejoni mendimet negative të ndikojnë.

Edhe pse kjo festë përqëndrohet te çiftet dhe romanca mes tyre, kujtoni që dashuria ekziston në shumë forma: miqësi, familje, dashuri për veten, dhe ato gjithashtu meritojnë të festohen. Pavarësisht nëse Shën Valentini i duhur për ju përfshin qëndrimin në shtëpi, daljet, kohën me miqtë, kujdesin për veten, apo injorimin total të festës, nuk ka mënyrë të gabuar për ta kaluar. Më poshtë kemi përmbledhur disa mënyra perfekte për ta festuar këtë ditë si beqar/e.

1. Provoni një recetë të re gatimi

Shumë receta që keni ruajtur në TikTok mund t’i provoni. Blini përbërësit dhe përgatisni një darkë të veçantë për veten. Gatuani diçka të shijshme që ju ngop dhe bëjeni këtë natë, më të mirën e të gjitha kohërave. (Ide të tjera: Kërkoni verën më të përshtatshme për darkën ose përgatisni koktejlin e preferuar).

2. Qerasni veten me një darkë të mirë 

Rezervoni një tryezë në restorantin tuaj të preferuar, vishuni bukur dhe porosisni gjithçka pëlqeni. Merreni veten me të mira dhe kënaquni teksa e trajtoheni siç meritoni. 

3. Planifikoni një Galentine’s Day

Nëse nuk dëshironi të qëndroni vetëm, organizoni diçka me gocat. Kjo festë ndonjëherë mund të kalohet shumë më bukur në shoqërinë e disa mikeshave të mira, që janë beqeare (e theksojmë) dhe që dinë të bëjnë biseda të këndshme.

4. Planifikoni një udhëtim


Shën Valentini është një mundësi perfekte për të udhëtuar vetëm. Mund të vizitoni një qytet të bukur në Europë, ose të bëni një udhëtim në grup vetëm me vajzat për të provuar eksperienca të reja.

5. Telefononi nënën, babanë, motrën ose një mik të ngushtë

Kjo ditë është për të festuar dashurinë në çdo formë. Kujto këtë dhe jepu rëndësi atyre personave që dinë të të dhurojnë dashuri pa kushte.

6. Dëgjoni një podkast

Meqë po flisnim për një natë vetëm me vajzat, verë të mirë e ushqime të shijshme, duhet të shtojmë patjetër podkastin e preferuar në listë. Nëse keni qenë tepër të ngarkuar gjatë përditshmërisë dhe keni humbur disa epsiodë nga podkasti i preferuar, ajo ditë është e duhura për t'ju rikthyer. 

7. Lexoni romanin tuaj të preferuar romantik

Nëse jeni beqarë, mos e mbani veten larg dashurisë e romancave, veçanërisht gjatë asaj dite. Rikujtoni se dashuria ekziston dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është duke lexuar romanin tuaj të preferuar.

8. Merrni dikë që di të lexojë letra tarot

Nëse keni filluar të shqetësoheni për të ardhmen tuaj romantike, një lexim letrash mund t’ju ndihmojë të reflektoni për jetën dhe drejtimin tuaj.

9. Bëni sa më shumë blerje

Nëse askush nuk ka menduar një dhuratë për ju, bëjani vetes. Fundja, kush më mirë se ju e di se çfarë ju duhet më shumë. 

10. Largohuni nga rrjetet sociale

Nëse algoritmi po punon kundër jush dhe kudo ju shfaqen video romantike, shmangini rrjetet sociale për një ditë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast