Promo

Energjia dhe krijimtaria e fëmijëve ndezin Tiranën

Energjia dhe krijimtaria e fëmijëve ndezin Tiranën
TEG

Në fund të muajit gusht, kur fëmijët ende nuk bindeshin të braktisnin plazhet dhe kalatë në rërë, ndërsa prindërit fillonin përgatitjet për vitin e ri shkollor, në zemër të Tiranës ndodhi diçka ndryshe. Në TEG, nisi të ngrihej një skenë. Jo për koncerte, jo për promocione, por për diçka më të rrallë për një qendër tregtare: një konkurs talentesh për fëmijë.

Në vend të dritave të studios televizive, ishin dritaret e dyqaneve. Në vend të prozhektorëve profesionale, ndiçonin sytë e fëmijëve dhe telefonat që regjistronin. Dhe më 29 gusht, me shpalljen e audicioneve të hapura për “TEG TALENT”, më shumë se 300 fëmijë nga e gjithë Shqipëria aplikuan për të sjellë zërat, ëndrrat, emocionet dhe energjinë e tyre në këtë skenë aspak konvencionale, por të mbushur me jetë.

“Nuk ka vend më të mirë për të dëgjuar zërin e së ardhmes, sesa aty ku qyteti jeton përditë. “TEG Talent” është ngjarja që bëri këdo të flasë — dhe ne jemi krenarë që kemi vënë themelet e kësaj tradite. “TEG Talent” është më shumë se një konkurs, është një platformë e re për talentin, një mënyrë për të festuar krijimtarinë dhe ëndrrat e fëmijëve tanë. Dhe jemi të lumtur që TEG është bërë hapësira ku këto ëndrra marrin jetë”. - u shpreh Drejtuesja e Departamentit të Marketing pranë ACREM, znj. Joana Korimi.

Në dy fundjavat e para të Shtatorit, artistët e vegjël, nga mosha 5 deri në 15 vjeç, ngjitën shkallët e skenës për të performuar përpara një publiku real dhe një jurie profesionale — Vesa Luma, Graciano Tagani dhe Iva Tiço. Nën moderimin e Eni Shehu, emocionet në TEG Talent ishin të forta. Të qeshura, lot, përqafime, brohorimambushën hapësirat e TEG.

Dhe si çdo kompeticion i denjë për këtë emër, “TEG Talent” do të shpërblejë me çmime shumë prej finalistëve, krahas tre vendeve të para. Veç vlerësimit të jurisë, “TEG Talent” dëshiron të çmojë edhe vlerësimin e publikut të gjerë i cili është ftuar të ndjekë të gjithë performancat në platformat sociale të TEG, t’i pëlqejë dhe ndajë ato sa më shumë për të nxjerrë fitues të preferuarin e tij. 

TEG Talent nuk do të ishte i plotë pa mbështetjen e partnerëve. Brandet si Neptun, Flying Tiger, Kiabi, Vodafone, Top Optik, Zoom Trip, Cineplexx, Max Optika, dhe International Maarif Schools Albania u bashkuan me TEG për të ofruar çmime dhe dhurata për finalistët, duke treguar se bizneset e mirënjohura në Shqipëri janë gjithashtu të përkushtuara për të mbështetur ëndrrat e fëmijëve dhe për të kultivuar talentin e brezit të ri.

Me publikimin e performancave gjysmëfinaliste në rrjetet sociale, shumë prej këtyre fëmijëve u bënë viralë brenda natës. Të shpërndarë në Instagram, të komentuar dhe të pëlqyer me miliona herë, artistët e “TEG Talent” janë kthyer në influencerët e vegjël të artit shqiptar.

Finalja e madhe, e cila do të mbahet po ashtu në TEG, më 26 shtator në 18:00, do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin nga afër këtë spektakël unik, dhe ftesa është e hapur për këdo.

Ndërsa të gjithë ata që e kanë të pamundur ta ndjekin nga afër, do të kenë mundësi ta ndjekin në kanalin YouTube të TEG dhe mbi të gjitha mund të pëlqejnë dhe shpërndajnë sa më shumë të preferuarin e tyre në Instagram!

Kështu, shtatori do të mbyllet me emocionet e pritjes për të mësuar fituesin e edicionit të parë të “TEG Talent”, spektaklit që dëshmoi edhe njëherë se me dashuri të madhe bëhen gjërat të mëdha.
 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast