Mama

Gratë që balancojnë punën, shtëpinë & gjithçka tjetër mbështeten në 6 zakone për të mos 'u çmendur'

Gratë që balancojnë punën, shtëpinë &
Foto: mothering/ Pinterest

Nëse ka një “superfuqi” që shumë gra e kanë pa e kërkuar, është aftësia për të bërë disa role njëkohësisht: profesioniste në punë, menaxhere në shtëpi, nënë, partnere, bijë, mike dhe shpesh, shtylla kryesore emocionale e të gjithëve. Mes orareve të zgjatura, trafikut, përgjegjësive familjare dhe pritshmërive sociale, balanca mes jetës dhe punës duket thuajse e pamundur.

Megjithatë, disa gra arrijnë ta mbajnë veten “mbi ujë” jo sepse kanë më pak ngarkesë, por sepse kanë krijuar zakone të zgjuara që i ndihmojnë të mos shkatërrohen nga stresi. Ja cilat janë më të zakonshmet:

1. Heqin dorë nga “i bëj të gjitha vetë”

Një person mesatar merr rreth 35 mijë vendime në ditë. Vetëm kjo mjafton për lodhje mendore. Shumë prej tyre janë të vogla e rutinë, por nëse i thjeshton ose i automatizon disa procese, e lehtëson veten.

Energjia duhet shpenzuar aty ku ka më shumë vlerë: te familja, te zhvillimi personal, te një aftësi e re apo edhe te një kurs gatimi që të çlodh.

2. Ndërtojnë një sistem mbështetjeje në shtëpi

Nëse punon me orë të gjata, stresi i punës është i mjaftueshëm. S’ka pse t’i shtosh edhe stresin e menaxhimit të çdo detaji në shtëpi. Ndihma për gatimin, pazarin, pastrimin apo kujdesin për fëmijët nuk është luks, por strategji.

Nëse organizon mirë anën e shtëpisë, je më e lirë të fokusohesh në punë dhe ta mbyllësh më shpejt. Suksesi varet nga planifikimi dhe komunikimi si me ekipin në punë, ashtu edhe me “ekipin” në shtëpi.

3. Planifikojnë edhe kur janë të lodhura

Përgatitja është gjysma e punës. Trajnerja familjare Calvalyn Day këshillon: merr 15 minuta çdo mbrëmje për të përgatitur ditën e nesërme. Edhe kur je e rraskapitur, do të të kursejë shumë stres.

Pak organizim gjatë fundjavës ose në pushimin e drekës mund të bëjë diferencë të madhe.

4. Bëjnë pushime (pa ndjenja faji)

Sipas një studimi nga University of Illinois, puna pa pushim ul fokusin dhe produktivitetin. Trupi dhe mendja kanë nevojë për rifreskim.

Trajnerja e biznesit Kristen David sugjeron të caktoni orare fikse për t’u ngritur nga tavolina, për të ngrënë drekë dhe për ta mbyllur ditën. Një pushim 5-10 minuta mund të të rikthejë energjinë për projektin tjetër.

5. E marrin seriozisht gjumin

Gjumi cilësor është armë sekrete. Rekomandohen rituale të vogla para gjumit: një dush i ngrohtë, një çaj kamomili, një rutinë e qëndrueshme. Edhe alarmi jo shumë i fortë në mëngjes bën diferencë.

6. Ushqehen siç duhet (jo si t’u vijë për mbarë)

“Duhet patjetër të hash ushqime që nuk të rëndojnë”, thotë Colleen Lloyd-Roberts. Më shumë proteina, fruta dhe perime; më pak ushqime që të lënë të fryrë dhe pa energji.

Edhe nutricionistja Lisa Richards sugjeron përgatitjen paraprake të vakteve ose të ushqimeve të vogla të shëndetshme, për të shmangur zgjedhjet e shpejta plot sheqer.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Women who balance work, home & everything else rely on these 6 habits to keep from 'going crazy'

Gratë që balancojnë punën, shtëpinë &
Photo: mothering/ Pinterest

If there's one "superpower" that many women have without even asking for it, it's the ability to play several roles simultaneously: professional at work, manager at home, mother, partner, daughter, friend, and often, the emotional backbone of it all. Between long hours, traffic, family responsibilities, and social expectations, work-life balance seems nearly impossible.

However, some women manage to stay afloat not because they have less to do, but because they have created smart habits that help them not to be destroyed by stress. Here are the most common ones:

1. Give up "doing it all myself"

The average person makes about 35,000 decisions a day. That alone is enough to cause mental fatigue. Many of them are small and routine, but if you simplify or automate some processes, you make it easier for yourself.

Energy should be spent where it has the most value: on family, on personal development, on a new skill, or even on a relaxing cooking class.

2. Build a support system at home

If you work long hours, the stress of work is enough. You don't need to add the stress of managing every detail at home. Help with cooking, shopping, cleaning, or childcare is not a luxury, but a strategy.

If you organize your home side well, you are freer to focus on your work and get it done faster. Success depends on planning and communication with both your team at work and your “team” at home.

3. They plan even when they are tired.

Preparation is half the battle. Family coach Calvalyn Day advises: take 15 minutes every evening to prepare for the next day. Even when you're exhausted, it will save you a lot of stress.

A little organization over the weekend or on your lunch break can make a big difference.

4. Take vacations (without guilt)

According to a study from the University of Illinois, working non-stop reduces focus and productivity. The body and mind need refreshment.

Business coach Kristen David suggests setting fixed times to get up from your desk, eat lunch, and wrap up the day. A 5-10 minute break can help you regain your energy for the next project.

5. They take sleep seriously

Quality sleep is a secret weapon. Small rituals before bed are recommended: a warm shower, a cup of chamomile tea, a consistent routine. Even a not-so-loud alarm in the morning makes a difference.

6. They eat properly (not how to make it work for them)

"You should definitely eat foods that don't weigh you down," says Colleen Lloyd-Roberts. More protein, fruits, and vegetables; fewer foods that leave you bloated and lacking energy.

Nutritionist Lisa Richards also suggests preparing meals or healthy snacks in advance to avoid quick, sugary choices.