Lifestyle

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur mbaron një libër të mirë

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur
Foto: halfthebookaway/ Pinterest

A ke menduar ndonjëherë për arsyen psikologjike pas asaj ndjesie të pakëndshme që vjen pasi mbaron një libër shumë të mirë?

Shpesh, sapo përfundon një histori tërheqëse, ndien një trishtim të thellë dhe një mall për personazhe që, në fakt, nuk kanë ekzistuar kurrë. Të mos kesh më qasje në një botë ku ishe zhytur plotësisht të krijoi një ndjenjë humbjeje që nuk arrin ta shpjegosh. Në fund të fundit, personazhet për të cilët kishe lexuar nuk ishin realë. Si mund të shkaktojnë një dhimbje kaq të fortë?

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur

Por ekziston një shpjegim shkencor për këtë përvojë, që do të thotë se nuk është thjesht një reagim i tepruar i mendjes sonë.

Çfarë është “hangover”-i i librave?

“Hangover”-i* i librave është, në thelb, një reagim emocional që zgjat edhe pasi libri ka përfunduar. Sigurisht, mund të ndihesh keq kur një personazh i dashur vdes ose kur një roman mbyllet papritur pa një zgjidhje të qartë. Por ndonjëherë, edhe kur fundi është i lumtur, ne sërish mbetemi me ndjesinë e humbjes: faktin që nuk mund të kthehemi më në atë histori.

Hangover: gjendje fizike e pakëndshme që shfaqet një ditë pas konsumimit të tepërt të alkoolit, e shoqëruar me simptoma si dhimbje koke, lodhje, të përziera dhe ndjeshmëri ndaj dritës apo zhurmës.

“Trishtimi që ndiejnë lexuesit pas përfundimit të librit sinjalizon humbjen e diçkaje me vlerë, në këtë rast, humbjen e personazheve me të cilët kemi krijuar një lidhje shumë të fortë, ose humbjen e gjithë botës që libri na ka ofruar”, shpjegon Maja Djikic, profesoreshë e asociuar dhe drejtuese e Laboratorit të Vetëzhvillimit në Shkollën e Menaxhimit Rotman, Universiteti i Torontos.

Sipas saj, ndonjëherë “çështjet qendrore që ngre libri mbeten ende shumë aktive në psikikën e lexuesit dhe, për këtë arsye, ai dëshiron më shumë kohë për të reflektuar dhe për të zbërthyer kompleksitetet që vazhdojnë ta shqetësojnë”.

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur

Pra, jo, nuk je vetëm. Kjo dukuri është më e zakonshme dhe më me ndikim nga sa mund të mendosh.

Si ta kapërcesh “hangover”-in e librave

Tani që e dimë pse ndiejmë dhimbje pasi mbarojmë një libër të jashtëzakonshëm, ja disa mënyra për ta përballuar këtë ndjesi.

Nis një libër të ri

Ka një shprehje të njohur që thotë se mënyra më e mirë për të harruar diçka është ta zëvendësosh me diçka tjetër. Edhe pse kjo këshillë nuk vlen për çdo aspekt të jetës, te leximi funksionon mrekullisht.

Nëse po të mungojnë personazhet e vjetër, rrugëtimet e tyre dhe botët e ndërtuara me kujdes, provo një libër të ri. Zhytu në historinë e një personazhi tjetër dhe, shpesh, do ta gjesh veten duke u dashuruar sërish.

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur

Fol me të tjerët për historinë

Pas çdo humbjeje të madhe, shumë prej nesh gjejnë ngushëllim duke mbajtur gjallë kujtimet. Nëse po ndien mungesën e librit tënd të preferuar, pse të mos flasësh për të me një mik, një grup leximi ose një komunitet lexuesish në internet? Ndarja e mendimeve dhe emocioneve me njerëz që e kanë lexuar të njëjtën histori ndihmon në përpunimin e përvojës.

Shkruaj mendimet dhe ndjenjat e tua

Shkrimi në ditar është një tjetër mjet i dobishëm për të kuptuar dhe përballuar emocionet që të ka lënë libri. Shumë njerëz mbajnë edhe ditarë leximi, ku shënojnë përshtypjet dhe vlerësimet e tyre personale.

Qoftë në një platformë online për katalogimin e librave, qoftë në një fletore private, hedhja në letër e reagimeve dhe lidhjes emocionale me historinë ndihmon në përpunimin e ndjenjave dhe, njëkohësisht, shërben si homazh për librat që kemi dashur më shumë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

The book hangover is real: why it hurts when you finish a good book

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur
Photo: halfthebookaway/ Pinterest

Have you ever thought about the psychological reason behind that unpleasant feeling that comes after finishing a really good book?

Often, once a gripping story ends, you feel a deep sadness and a longing for characters who, in fact, never existed. No longer having access to a world you were completely immersed in creates a sense of loss that you can't explain. After all, the characters you read about weren't real. How can they cause such intense pain?

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur

But there is a scientific explanation for this experience, which means it is not simply an overreaction of our mind.

What is a book hangover?

A book hangover is, essentially, an emotional reaction that lasts long after the book is over. Sure, you can feel bad when a beloved character dies or when a novel ends abruptly without a clear resolution. But sometimes, even when the ending is happy, we're still left with a sense of loss: the fact that we can't go back to that story.

"The sadness that readers feel after finishing a book signals the loss of something valuable, in this case, the loss of characters with whom we have formed a very strong connection, or the loss of the entire world that the book has offered us," explains Maja Djikic, associate professor and director of the Self-Development Lab at the Rotman School of Management, University of Toronto.

According to her, sometimes "the central issues that the book raises still remain very active in the reader's psyche and, for this reason, he wants more time to reflect and unravel the complexities that continue to bother him."

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur

So, no, you're not alone. This phenomenon is more common and more impactful than you might think.

How to overcome a book hangover

Now that we know why we feel pain after finishing an incredible book, here are some ways to cope with this feeling.

Start a new book

There's a popular saying that the best way to forget something is to replace it with something else. While this advice doesn't apply to every aspect of life, it works wonders when it comes to reading.

If you're missing the old characters, their journeys, and carefully constructed worlds, try a new book. Immerse yourself in the story of another character and, often, you'll find yourself falling in love all over again.

“Hangover”-i i librave është real: pse ndien dhimbje kur

Talk to others about the story

After any major loss, many of us find comfort in keeping memories alive. If you're missing your favorite book, why not talk about it with a friend, a reading group, or an online community of readers? Sharing your thoughts and emotions with people who have read the same story helps you process the experience.

Write down your thoughts and feelings.

Journaling is another useful tool for understanding and coping with the emotions a book has left you with. Many people also keep reading diaries, where they record their personal impressions and evaluations.

Whether on an online book cataloging platform or in a private notebook, putting down on paper our reactions and emotional connection to the story helps process feelings and, at the same time, serves as a tribute to the books we loved the most.