Metropolitan

Nëse të duhet frymëzim për t’u ringritur sërish, ky është libri që duhet të lexosh!

Nëse të duhet frymëzim për t’u ringritur sërish,
camillestyles/ Pinterest

Ka disa libra, të cilët është shumë e rëndësishme t’i lexosh në periudha të ndryshme në jetë. Nëse je duke përjetuar një sfidë dhe të duhet motivim dhe frymëzim për t’u ringritur, nuk duhet të të kalojë ky libër. “Trashëgimtarja e zjarrit” është një rrugëtim i gjatë i vuajtjes dhe forcës, i cili do të të marrë me vete në çdo faqe.

Një guidë në romanin “Trashëgimtarja e zjarrit” një udhëtim mes dhimbjes, fuqisë dhe rilindjes

“Trashëgimtarja e zjarrit” është vëllimi i tretë i sagës së magjishme “Froni prej xhami” nga Sarah J. Maas dhe një nga librat më emocionalë dhe transformues të gjithë serisë. Në këtë libër, historia e Selenës arrin një pikë kthese: ajo nuk është më vrasësja që njohim në librat e parë, por një grua që përballet me vetveten, me trashëgiminë e saj të errët dhe me fuqinë që është e shkruar ta mbajë brenda.

Nëse të duhet frymëzim për t’u ringritur sërish,

Nga hiri drejt dritës

E shkatërruar nga humbjet dhe fajet e së shkuarës, Selena udhëton përtej kufijve të mbretërisë për të gjetur përgjigje, por sidomos, veten. Ajo takon mbretëreshën e fuqishme Mejv, e cila do ta çojë drejt një udhëtimi të dhimbshëm stërvitjeje, por edhe drejt njohjes së forcës së saj të brendshme.
Në këtë udhëtim, dhimbja bëhet mësuese, zjarri simbol i pastrimit dhe rilindjes, ndërsa Selena, Eilinë Eshrivër Galatiniusi, trashëgimtarja e fronit të Terrasenit, mëson të pranojë trashëgiminë që për një kohë të gjatë e kishte mohuar.
 
Në këtë libër, Sarah J. Maas zgjeron universin e sagës: mbretëria përballet me errësirën e forcave të vjetra që po zgjohen, ndërsa ngjarjet ndahen midis tokave të largëta, përbindëshave që lindin nga magjia e errët dhe forcave që ndajnë botën në dritë e terr.
Në krahun tjetër të historisë, shfaqen personazhe të rinj si Rouani, një luftëtar i ftohtë dhe i përmbajtur, që do të bëhet aleati dhe pasqyra shpirtërore e Eilinës, dhe Manonë Sqepzeza, një shtrigë që mishëron anën më të egër dhe të lirë të kësaj bote.

Forca e brendshme dhe fuqia e të vërtetës

Në qendër të romanit qëndron përballja me dhimbjen: ajo që të copëton, por edhe ajo që të mëson të ngrihesh. Eilina duhet të përballet me kujtimet e së kaluarës, me humbjen e miqve, me mëkatet e veta, dhe të mësojë se fuqia e saj e vërtetë nuk vjen nga magjia, por nga vendosmëria për të mos u dorëzuar.

Kjo është historia e një gruaje që digjet për t’u rindërtuar, e një heroine që nuk lind e fortë, por bëhet e tillë përmes çdo plage që mban në shpirt.
Sarah J. Maas, me prozën e saj të ngrohtë dhe ritmike, i jep jetë një historie ku çdo emocion ndihet i vërtetë dhe çdo betejë është një metaforë për forcën e njeriut përballë vetvetes. “Trashëgimtarja e zjarrit” është libri ku universi i sagës merr frymë më thellë, ku personazhet dalin nga kufijtë e oborrit dhe përballen me diçka shumë më të madhe: me fatin e tyre.

Pak fjalë për autoren

Nëse të duhet frymëzim për t’u ringritur sërish,

Sarah J. Maas është një nga autoret më të dashura të letërsisë fantastike bashkëkohore. E njohur për botët që ndërton me imagjinatë të pakufishme dhe për personazhet që jetojnë gjatë në mendjet e lexuesve, Maas ka krijuar universin “Froni prej xhami” si një udhëtim të paharrueshëm mes fuqisë, dashurisë dhe të vërtetave që formojnë identitetin. Stili i saj i gjallë, ritmi i shpejtë dhe emocionet që shpërthejnë në çdo faqe e kanë bërë atë një emër të domosdoshëm për adhuruesit e fantazisë. Përveç kësaj sage, ajo ka krijuar edhe vepra të tjera të suksesshme si “A Court of Thorns and Roses” dhe “Crescent City”, të cilat kanë fituar zemrat e miliona lexuesve mbarë botën.

Pasazhe nga libri:

- Nën jehonën e tingujve që mbushnin kuzhinën, kampionia e mbretit e la veten të rrëshqiste në qerthullin e mendimit të tmerrshëm, që i vërtitej pa ndalim në kokë: mund të ngecte aty aq gjatë, sa zor se do t’i kujtohej më ndjesia e lirisë.

- Selena hapi gojën e përgjumur, por Rouani nuk ia lëshoi dorën; ia mbajti mbi kraharorin e vet gjer në mëngjes, kur ajo u zgjua në të aguar, më e çlodhur dhe e sigurt. Brenda saj diç u shkri dhe i depërtoi në çdo plasaritje të shpirtit, jo për ta dëmtuar, por për ta shëruar. Për ta farkëtuar.

- Atë natë u zgjua nga një dorë e madhe dhe e fuqishme, që po e shkundte nga supi. Kishte ardhur çasti që të përballeshin me vdekjen.
Kur të fitonin luftën e mbretit dhe toka të mbushej me armiqtë e tij të gjakosur, atëherë do të fluturonin për të rimarrë mbretërinë e tyre. E më në fund, ajo do të kthehej në shtëpi!

- Ajo ishte Eilinë Eshrivër Galatiniusi dhe nuk do të kishte frikë!

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast