Promo

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të javës

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të
Lush

Disa pasdite të mbeten gjatë në kujtesë, për qetësinë që të ofrojnë. Për mënyrën si drita reflektohet këndshëm në një mjedis me ngjyra pastel, në një filxhan me çaj që të ngroh duart, ndërsa një aromë livandoje përhapet në ajër. Kështu ndodhi në eventin e fundit ku mora pjesë - “Lavender Afternoon Tea & Skincare Workshop” - nga ku dola jo vetëm me një lëkurë të butë, por edhe me një ndjesi të re për atë çfarë do të thotë kujdes ndaj vetes.

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Gjithçka ishte përgatitur me përpikëri, ashtu siç vetëm Lush di ta bëjë. Në një hapësirë të ngrohtë, me tryeza të mbushura me përbërës të freskët, krijuam maskat tona të fytyrës me duart tona. Ishte ndjesi e bukur: të kishe kontakt me përbërësit, të ndjeje teksturën dhe aromën e tyre, të kuptoje se bukuria nuk qëndron te luksi i paketimit, por te thjeshtësia e natyrës.

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Teksa përfaqësuesja e Lush na fliste për rëndësinë e zgjedhjes së produkteve të duhura - jo të shumta, por të duhura - më erdhi ndërmend diçka që kisha lexuar nga një prej themelueseve të Lush. Ajo thoshte se lëkura është një rrugëtim i gjatë që zgjat gjithë jetën, dhe mënyra si kujdesemi për të sot, do të shihet në pasqyrë pas shumë vitesh. Ishte një mendim që më bëri të reflektoja, sepse për herë të parë e pashë kujdesin për fytyrën jo si një rutinë të përditshme, por si një akt dashurie për të ardhmen time.

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me rutina 10-hapëshe dhe produkte që premtojnë mrekulli brenda natës, më pëlqeu që dëgjova një mesazh ndryshe. Sa më e butë dhe e kujdesshme të jetë rutina, aq më shumë e ndihmon ajo lëkurën të bëjë atë që di më mirë - të shërohet, të marrë frymë, të shkëlqejë.

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Pasi krijuam produktet vetë, u ulëm për çaj. Tavolina ishte e mrekullueshme, e kuruar me dashuri deri në detaj, me pjata delikate, ëmbëlsira të lehta dhe aroma bimore që bashkoheshin në ajër.

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Për mua, Lush gjithmonë ka qenë më shumë se një markë kozmetike. Është një mënyrë të menduari për lëkurën, për planetin, për njerëzit. Lush nuk flet për përsosmëri, por për kujdes real. Produktet e Lush janë po aq efektive sa janë të buta, dhe ndoshta kjo është ajo që e bën filozofinë e markës kaq të vërtetë.

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Ja çfarë ndodhi në eventin më të bukur të

Në fund, teksa shikoja fytyrat e vajzave përreth që buzëqeshnin me maskat e tyre të sapokrijuara, ndjeva se ky ishte thelbi i asaj pasditeje: kujdesi si ritual, jo si detyrë. Ndoshta kjo është arsyeja pse më pëlqen kaq shumë kujdesi për lëkurën: sepse në fund të ditës, nuk është vetëm për lëkurën, por për mënyrën si ndihesh brenda saj.

P.S. Unë u dashurova me një maskë që i dha lëkurës sime ndjesinë më të butë që kam ndier ndonjëherë, por s’po e them cilën, se disa sekrete duhen mbajtur. :)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast