
Flokët e Sophie Turner kanë qenë pothuajse gjithmonë pjesë e identitetit të saj publik. Publiku është mësuar ta shohë ose me bjonden e saj karakteristike, ose me nuancat e tw kuqes që e shoqëruan që nga fillimet e saj në televizion. Por këtë herë aktorja ka vendosur të bëjë një ndryshim më të guximshëm dhe rezultati po konsiderohet tashmë një nga look-et më të spikatura të bukurisë për këtë vit.
Aktorja u shfaq në eventin Newport Beach Film Festival UK & IE Honours me një ngjyrë flokësh krejtësisht ndryshe. Ajo ka hequr dorë nga bjondja e saj e zakonshme dhe është shfaqur me një kafe të errët, një nuancë elegante që në industrinë e bukurisë njihet si “truffle brunette” (kafe tartufi).
View this post on Instagram
Shumë njerëz e njohin Sophie Turner nga roli i saj si Sansa Stark në serialin e famshëm Game of Thrones, ku ajo u bë ikonike për flokët e saj në nuancë bakri. Pas përfundimit të serialit, aktorja iu rikthye bjondes së saj natyrale, por duket se tani ka vendosur të eksperimentojë me një drejtim të ri në stilin e saj.
Disa fansa kanë spekuluar se ndryshimi mund të lidhet me rolin e saj të ri si Lara Croft në filmin e ardhshëm Tomb Raider: Legacy of Atlantis, i cili pritet të publikohet më vonë gjatë këtij viti. Nëse është kështu, flokët më të errët përputhen mjaft mirë me energjinë dhe natyrën dinamike të personazhit aventurier.
View this post on Instagram
Sipas stilistëve të flokëve, nuancat e kafes së thellë dhe të ngrohtë janë ndër trendet më të mëdha të këtij sezoni. Industria e bukurisë po largohet gradualisht nga nuancat shumë të ftohta dhe po i drejtohet toneve më të lehta dhe më natyrale, të cilat krijojnë një pamje më elegante dhe të rafinuar.

