
Çanta më e këndshme që një grua mund të mbajë këtë sezon i ngjan një qeseje, ose ndryshe ‘dust bag’ të vogël. E pamë për herë të parë në pasarela sezonin e kaluar dhe sot po dominon stilin e rrugës gjatë Muajit të Modës.

Sharmi i këtij trendi qëndron pikërisht në thjeshtësinë e tij: sa më pak të mbash, aq më elegante dukesh. Një grua që ecën vetëm me një qese të vogël në vend të një çante të madhe duket sikur lëviz në një botë me një liri pothuajse të privilegjuar.

Historia e kësaj çante fillon me Miuccia Prada. Në sfilatën e Pranverës 2026 të Prada, modelet mbanin qese me lidhëse prej sateni dhe najloni në nuanca si rozë, jeshile dhe kafe.

Disa muaj më vonë, gjatë Milan Fashion Week, përfaqësuesit e industrisë i mbanin në duar ndërsa vraponin nga një sfilatë në tjetrën, më pas drejt eventeve dhe festave.

Dhe kjo thotë shumë për fuqinë e një trendi: për të kuptuar nëse diçka do të shndërrohet në një trend të madh, duhet të shikosh çfarë mbajnë gratë që jetojnë dhe punojnë në modë.

Prada nuk ishte e vetmja. Valentino prezantoi çanta të zeza me rruaza dhe thekë, Calvin Klein solli versione prej lëkure, Loewe riktheu çantën Flamenco me rripin e saj karakteristik, ndërsa Celine prezantoi çantën Crystal prej lëkure që mund të mbahet në dorë, ose në shpatull.
Si ta kombinoni? Ja, disa ide:





