Promo

Përfaqësim i denjë dhe medalje për Shqipërinë në V4 Winter Games me Special Olympics Albania

Përfaqësim i denjë dhe medalje për Shqipërinë
Promo

Për të tretin vit radhazi, sportistët e Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Dimërore V4 Winter Games Emil Open në Çeki, duke demonstruar fuqinë e sportit si një mjet për gjithëpërfshirje, diversitet dhe bashkëpunim.

V4 Winter Games Emil Open përfaqësojnë një event sportiv dhe social me dimension ndërkombëtar, i cili synon promovimin e barazisë dhe përfshirjes së të rinjve me aftësi ndryshe përmes sportit. Këto lojëra mbledhin sportistë nga Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria, si dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u kthyer në një pikë takimi ku të rinjtë nga e gjithë Evropa garojnë, mësojnë dhe ndërtojnë miqësi.

Përfaqësim i denjë dhe medalje për Shqipërinë

Shqipëria u përfaqësua nga 7 atletë në 4 disiplina dimërore, duke fituar gjithsej 8 medalje: 3 ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi.

Falë mbështetjes së Coca-Cola, delegacioni shqiptar i Special Olympics përfaqësoi me krenari sportin gjithëpërfshirës, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për diversitetin, vullnetin dhe bashkëpunimin përmes sportit.

Coca-Cola mbështet programet dhe aktivitetet e Special Olympics Albania përmes donacioneve financiare, vullnetarizmit dhe nismave për rritjen e ndërgjegjësimit, dhe është krenare që këtë angazhim global e realizon edhe në Shqipëri.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast