Promo

“Regretting You” vjen në Cineplexx me para-premierë më 22 tetor!

“Regretting You” vjen në Cineplexx me para-premierë
“Regretting You”

Nga data 22 tetor, kinematë Cineplexx sjellin para-premierën ekskluzive të filmit “Regretting You”, vetëm një ditë përpara shfaqjes së tij zyrtare në mbarë botën!

Filmi është bazuar në romanin e njohur të Colleen Hoover, autorja e bestsellerit “It Ends With Us”, që vitin e kaluar u kthye në një nga filmat më të komentuar në mbarë globin. Këtë herë, Hoover rikthehet me një tjetër histori prekëse, të mbushur me emocione, konflikte familjare dhe ndjenja të thella.

“Regretting You” vjen në Cineplexx me para-premierë

“Regretting You” tregon marrëdhënien e tensionuar midis Morgan Grant, një nëne të re që përpiqet të mbajë familjen e bashkuar pas një tragjedie, dhe vajzës së saj adoleshente, Clara. Pas vdekjes së papritur të burrit të Morganit, Chris, ato përballen me dhimbjen, sekretet dhe sfidat që i detyrojnë të rindërtojnë lidhjen e tyre si nënë e bijë.

Një histori që ndërthur dramat familjare, humbjen dhe shpresën, “Regretting You” premton të prekë zemrat e publikut — ashtu si dhe filmat e tjerë të bazuar në veprat e Colleen Hoover.

Mos e humbisni para-premierën në Cineplexx më 22 tetor — një ditë përpara se filmi të mbërrijë në kinematë e gjithë botës!

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast