Promo

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e
@Getty Images

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej figurave më të komentuara të javës. Të ecësh në disa pasarela ikonike brenda një sezoni është privilegj për modelët më të famshëm në botë, por Ilirjani e ka kthtyer në manifest.

Në kuadër të Global Fashion Collective Showcase, ai hapi sfilatën për WIJNRUIT, një koleksion që luante mes strukturës arkitektonike dhe siluetave fluide. Prania e tij magnetike e bëri pistën të dukej si një hapësirë e krijuar enkas për të.

Në një tjetër moment kulmor, Ilirjani u bë pjesë e konceptit “RESISTANT: THE OPPOSITE BREAK AWSS2”, i prezantuar nga Poet Lab, ku moda u shfaq si një gjuhë rezistence, ndërthurje e estetikës së ashpër me poezi vizuale. Supermodeli solli mbi pistë një energji që përkonte me narrativën e fuqisë dhe thyerjes së kufijve.

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e

Së fundi, brenda Vivz World Fashion Week – London Edition, ai u shfaq për markën Satomi el Beso, duke dhënë jetë një koleksioni me frymë ekzotike, ku dramatizmi i formave bashkëjetonte me romantizmin e nuancave të buta.

Ky sezon londinez nuk ishte vetëm një tjetër shfaqje në kalendarin e Ilirjanit, por një provë se si ai vazhdon të tejkalojë përmasat e një modeli tradicional, duke u shndërruar në simbol të lirisë, inkluzivitetit dhe artit të gjallë mbi pasarelë.

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Ilirjani në vëmendjen e

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast