Promo

Të gjitha ëndrrat e kafshëve shtëpiake nën një çati!

Të gjitha ëndrrat e kafshëve shtëpiake nën një
Oreo & Tony

Hej dashamirës të kafshëve të vogla shtëpiake, përgatituni për një eksperiencë të re! Oreo & Tony, ka hapur dyert e tij në TEG, mbi 5,000 artikuj në një ndalesë të vetme, që miqtë tuaj qen, mace, peshq, rodent dhe zogjte të zbulojnë botën e tyre të preferuar!

Markat më të njohura ndërkombëtare, ushqime të specializuara për shëndetin dhe energjinë e tyre, lodra inteligjente, aksesorë të dizajnuar me stil, produkte kujdesi që transformojnë rutinën në një ritual dhe strehëza për rehati absolute.

Të gjitha ëndrrat e kafshëve shtëpiake nën një

Oreo &Tony është një derivatë e një trashëgimie 40-vjeçare në këte industri, përkushtimin e të cilit do ta ndjeni vetëm në një vizitë në dyqanet Oreo & Tony, që prej dekadash bashkon njerëz me të njëjtin botëkuptim, finesë dhe stil jetese. 

Të gjitha ëndrrat e kafshëve shtëpiake nën një

Nuk është thjesht një supermarket. Është një botë e vogël për komunitetin e kafshëdashësve, ku çdo vizitë shndërrohet në një eksperiencë argëtuese. Ekipi i jashtëzakonshëm ofron këshilla, trajnime dhe shërbime të personalizuara për çdo nevojë, në pesë pikat – pranë VET Hospital, Bllok, QTU, Green Coast ndërsa tani edhe në TEG me One Stop Shop më të madh dhe më të kompletuar për kafshët shtëpiake në Shqipëri.

Të gjitha ëndrrat e kafshëve shtëpiake nën një

Ejani dhe llastoni të përkëdhelurit e vegjël të shtëpisë! Sepse në Oreo & Tony, dashuria vetëm shtohet sa herë që ndahet.

Ah, se harruam. Për të festuar hapjen, gjatë javës së parë, të gjitha blerjet e para do të kenë 20% ulje dhe shumë dhurata, duke e bërë eksperiencën e parë të vizitës edhe më të këndshme.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast