Promo

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë rrjetin më të mirë për performancë dhe eksperiencën konsumatore

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë rrjetin më të mirë për
Vodafone Albania

Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve. Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë rrjetin më të mirë për

Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale.

Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë rrjetin më të mirë për

“VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë në Shqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë të përvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë të rëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit që qëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania. Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi i njerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmë Rrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjet më të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbime digjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur për Shqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania.

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë rrjetin më të mirë për

Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare. Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë rrjetin më të mirë për

Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor. Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tij kyç në të ardhmen teknologjike të vendit.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast