Promo

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri. 

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të

Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në një iniciativë mjaft me rëndësi: një Bootcamp Dixhital, të parin në llojin e tij, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri.

E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnë nevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndaj futbollit.

Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale, që do të forcojnë mënyrën se si Federata lidhet me tifozët, si dhe përmirëson shërbimet dhe rrit ekosistemin e përgjithshëm të futbollit në Shqipëri. Në fokus janë platformat për angazhimin e tifozëve, analizat e bazuara në të dhëna, shërbimet dixhitale dhe mjetet moderne të komunikimit, të dizenjuara për t’i afruar mbështetësit me lojën, më shumë se kurrë më parë.

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të

“Kur dy kampionë bashkohen, rezultatet më të mira janë ato që arrihen. Mendoj se pikërisht këtë kemi parë sot. Ne jemi sponsor krenar i ekipit kombëtar të futbollit dhe i Federatës Shqiptare të Futbolliit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe përmes ekspertizës dhe teknologjisë dixhitale, që Vodafone ofron. Sot pamë një gamë të jashtëzakonshme idesh, që shërbejnë për të përmirësuar përvojën e tifozëve dhe për t’u dhënë atyre mundësinë ta përjetojnë këtë sport fantastik, edhe më mire, në të ardhmen, përmes mundësive që jep teknologjia” - u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi rëndësinë e transformimit dixhital për organizatat moderne sportive.

“Ky ishte një aktivitet shumë i veçantë, shumë i bukur dhe vërtet me rezultat shumë pozitiv. Synimi ishte se si ta përdorim teknologjinë në të mirë të komunikimit, në të mirë të afrimit me tifozët, e që të komunikojmë sa më mirë përmes teknologjisë. Vërtet idetë ishin fantastike; mënyra e zgjedhur se si t’i marrim këto ide nga ekspertë, specialistë dhe punonjës të Vodafone ishte shumë e bukur dhe besoj se pati një produkt që do të na shërbejë. Padyshim që do të elaborohen më tej dhe do të ndërtojmë projektin e plotë të digjitalizimit, të komunikimit të Federatës dhe njerëzve të futbollit, kryesisht me tifozët, që t’i njoftojmë sa më mirë dhe si t’i afrojmë sa më shumë ata me futbollin”- u shpreh Duka. 

Në këtë Bootcamp u prezantuan katër ide: i pari për ridimensionimin e website-it dhe aplikacionit të FSHF-së; i dyti me krijimin e skemës së besnikërisë për fansat e futbollit- për të përfituar benefite sa më shumë që të përdorin aplikacionin e FSHF-së; e treta ishte për unifikimin e të gjitha sistemeve të menaxhimit të FSHF në një sitem të vetëm për menaxhimin e fansave, sponsorave, lojtarëve etj; dhe e katërta krijimi i një asistenti dixhital online, për t’iu përgjigjur fansave në kohe reale, i quajtur Alban. Ndër katër idetë e prezantuara, fitues u shpall projekti për ridiemensionimin e web-it dhe app-it të FSHF-së. 

Duke ndërthurur ekspertizën e kompanisë lider në teknologji në Shqipëri me vizionin e institucionit drejtues të futbollit në vend, iniciativa demonstron se si dy kampionë kombëtarë mund të bashkëpunojnë, për të çuar përpara të ardhmen e futbollit shqiptar.

Vodafone Albania vazhdon të investojë në inovacion, ekselencë të rrjetit dhe zgjidhje dixhitale që fuqizojnë institucionet, bizneset dhe qytetarët, duke forcuar rolin e tij si katalizator i progresit dixhital në Shqipëri.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast