Fashion & Beauty

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më mirë nga sa mendon

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më
Foto: Getty Images

Për vite me radhë, moda e rrugës është kthyer drejt tonaliteteve neutrale dhe luksit të heshtur. Minimalizëm, bezhë, gri, të bardha e të zeza; të gjitha kanë vendin e tyre dhe pa dyshim janë elegante. Por, kur u trembëm kaq shumë nga ngjyrat?

Të veshësh një nuancë të fortë nuk do të thotë të humbasësh stilin. Përkundrazi, disa nga kombinimet më të freskëta të këtij sezoni vijnë pikërisht nga paleta ngjyrash që askush nuk i mendon bashkë. 

Dhe jo, nuk ka më “rregulla” të modës: rozë dhe e kuqe mund të shkojnë bashkë; blu e errët dhe e zeza janë fantastike nëse kombinohen siç duhet; dhe ngjyrat që dikur konsideroheshin “konflikt” tani janë sinjal stili. Më poshtë, gjej 5 kombinime ngjyrash që do ta freskojnë garderobën tënde këtë vjeshtë.

1. E verdhë e butë + blu kobalt

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Kombinimi që të kujton rrezet e diellit dhe qiellin e natës. E verdha pastel është ende trend, edhe kur temperaturat bien. Shoqëroje me një xhaketë blu të thellë për të krijuar kontrast dhe elegancë vjeshtore.

2. Jeshile fëstëku + rozë salmoni

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Ngjyra e fëstëkut është mbretëresha e këtij viti. Kombinoje me një ton të butë rozë që të kujton lëkurën e pjekur nga dielli. 

3. E kuqe në portokalli + vjollcë e butë

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Pasteli i vjollcës duket si ftesë për pranverë, por kur kombinohet me të kuqe të ndezur, kthehet në një pamje guximtare e delikate njëkohësisht. Ideale për një takim pas pune ose darkë me shoqet.

4. Gri + karamel 

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Pse të mos i përziesh? Këto dy ngjyra krijojnë një efekt super elegant dhe të sofistikuar kur vishen bashkë. Është një kombinim që thotë “jam e zonja” pa e thënë me zë të lartë.

5. E kuqe qershi + Jeshile ulliri

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Jo, nuk po flasim për atmosferë Krishtlindjesh! Kur zgjidhen nuancat e duhura, qershi dhe ulli, kjo dyshe ngjyrash bëhet më shumë “modë franceze” sesa “festë fundviti”. Dhe kur i shton edhe nuanca gurësh të çmuar si blu e thellë apo lejla e errët? Magjike.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

5 Underrated Color Combinations That Look Better Than You Think

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më
Photo: Getty Images

For years, street fashion has gravitated towards neutral tones and muted luxury. Minimalism, beige, gray, white, and black; they all have their place and are undeniably elegant. But when did we become so afraid of color?

Wearing a bold hue doesn't mean you have to lose style. In fact, some of this season's freshest combinations come from color palettes that no one would think of together. 

And no, there are no more fashion “rules”: pink and red can go together; navy blue and black are fantastic if combined properly; and colors that were once considered “conflict” are now style signals. Below, find 5 color combinations that will refresh your wardrobe this fall.

1. Soft yellow + cobalt blue

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

The combination that reminds you of sunlight and the night sky. Pastel yellow is still trending, even when the temperatures drop. Pair it with a deep blue jacket to create contrast and autumn elegance.

2. Pistachio green + salmon pink

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Pistachio is the queen of this year. Combine it with a soft pink tone that reminds you of sun-kissed skin. 

3. Red to orange + soft purple

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Pastel purple looks like an invitation to spring, but when combined with bright red, it turns into a bold yet delicate look. Ideal for an after-work date or dinner with friends.

4. Gray + caramel 

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

Why not mix them up? These two colors create a super elegant and sophisticated effect when worn together. It's a combination that says "I'm a lady" without saying it out loud.

5. Cherry red + Olive green

5 kombinime të nënvlerësuara ngjyrash që duken më

No, we're not talking about Christmas atmosphere! When the right shades are chosen, cherry and olive, this color duo becomes more "French fashion" than "holiday." And when you add gemstone shades like deep blue or dark purple? Magical.