Fashion & Beauty

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i shohësh kudo

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i
Foto: Instagram/@sophiaculpo, @sadienewman

Nëse je gati për të përshëndetur verën dhe për të përqafuar energjinë e ngrohtë të vjeshtës, ndryshimi i stilit të flokëve është mënyra më e mirë për të nisur sezonin. Nga ngjyrat e ngrohta te prerjet me shkallëzim, këto janë 9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i shohësh gjithandej, në Instagram, TikTok, rrugëve të qytetit dhe, me shumë gjasa, para pasqyrës!

1. Prerja "flutur"

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Si Sabrina Carpenter. Prerja “flutur” është kthyer në një nga më të kërkuarat, sidomos për vajzat që duan volum pa humbur gjatësi. Flokët priten me shkallëzim të theksuar rreth fytyrës dhe te pjesa e sipërme. Rezultati? Volum, elegancë dhe një pamje luksoze, por pa shumë mundim.

2. Bionde "perlë"

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Nga biondja "skandinave" e verës te biondja "perlë" e vjeshtës. Ngjyra është e lehtë, me nuanca të ftohta dhe reflektime që duken super chic. Ideale për ato që s’duan të humbasin shkëlqimin e verës, por janë gati për diçka më të sofistikuar.

3. Flokë në ngjyrë natyrale bronzi

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Jo shumë të ngrohta, jo shumë të ftohta, e bronzta natyrale është ngjyra që shkon për këdo. S’ka nevojë për mirëmbajtje të shpeshtë, duket gjithmonë e freskët dhe është perfekte për t’u përshtatur me ngjyrat e vjeshtës.

4. Baluke të holla

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Duken të lezetshme dhe s’ka nevojë të angazhohesh për një “pispillosje” të plotë. :) Baluket e holla janë një ndryshim i vogël, por që bën diferencën; i shtojnë dimension fytyrës dhe nuk dominojnë gjithë pamjen tënde.

5. Ngjyra "kanellë"

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Këtë vit të gjithë po kërkojnë nuancën e kanellës, një nuancë më e ngrohtë, më e thellë dhe me shumë sharm. Kujdes: është pak më kërkuese në mirëmbajtje, ndaj nëse vendos për të, konsultohu me një parukier profesionist për të gjetur tonin ideal për lëkurën dhe sytë e tu.

6. Ngjyrë kadife

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Ky trend është për ato që duan thellësi, sofistikim dhe një ngjyrë që ndriçon me dritën. Ngjyra është si një kafe e zbutur me një prekje gri, perfekte për vjeshtë dhe shuuumë chic. Dhe, më e bukura? Duket gjithmonë *e shtrenjtë*!

7. Bob modern

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Prerja bob nuk del kurrë nga moda, por këtë vjeshtë vjen më e gjatë dhe me më shumë "lëvizje". Jo më prerje të drejta, versioni i këtij viti është më i lehtë për t’u stiluar dhe duket bukur si me onde, ashtu edhe i drejtë.

8. Flokë të mbledhura pastër

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Xhel për flokët në dorë dhe flokët e tërhequra pas, stilimet e pastra si bishtat e lartë, gjysmë topuzët apo topuzët e tërhequr fort pas koke janë on top këtë sezon. Janë modele praktike për ditët me erë, por edhe një mënyrë për t'u dukur elegante pa shumë përpjekje. 

9. Krehje me volum

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Po, krehjet alla "Cindy Crawford" janë rikthyer. Me ndarje anësore dhe shkëlqim maksimal, ky stil është për ato që duan volum, lëvizje dhe pak drama në përditshmëri. Ideal për sezonin e eventeve, festave dhe fotove “spontane” në Instagram.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

9 hair trends for fall 2025 that you'll see everywhere

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i
Photo: Instagram/@sophiaculpo, @sadienewman

If you're ready to say goodbye to summer and embrace the warm energy of fall, a hair change is the best way to kick off the season. From warm colors to layered cuts, these are the 9 hair trends for fall 2025 that you'll see everywhere, on Instagram, TikTok, the city streets, and most likely, in front of the mirror!

1. "Butterfly" cut

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Like Sabrina Carpenter. The "butterfly" cut has become one of the most sought-after, especially for girls who want volume without losing length. The hair is cut with a pronounced gradient around the face and at the top. The result? Volume, elegance and a luxurious look, but without much effort.

2. "Pearl" blonde

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

From the "Scandinavian" blonde of summer to the "pearl" blonde of autumn. The color is light, with cool undertones and reflections that look super chic . Ideal for those who don't want to miss out on the summer glow, but are ready for something more sophisticated.

3. Natural bronze hair color

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Not too warm, not too cool, natural bronze is a color that suits everyone. It doesn't require frequent maintenance, always looks fresh, and is perfect for matching the colors of fall.

4. Thin bangs

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

They look cute and you don't need to commit to a full "smoothie". :) Thin bangs are a small change, but they make a difference; they add dimension to your face and don't dominate your entire look.

5. The color "cinnamon"

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

This year, everyone is looking for the shade of cinnamon, a warmer, deeper shade with a lot of charm. Be careful: it's a little more demanding in maintenance, so if you decide to go for it, consult a professional hairdresser to find the ideal tone for your skin and eyes.

6. Velvet color

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

This trend is for those who want depth, sophistication, and a color that shines with the light. The color is like a muted brown with a touch of gray, perfect for fall and sooo chic. And, the best part? It always looks *expensive*!

7. Modern bob

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

The bob cut never goes out of style, but this fall it comes longer and with more “movement.” No more straight cuts, this year’s version is easier to style and looks beautiful both wavy and straight.

8. Neatly gathered hair

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Hair gel in hand and hair pulled back, clean styles like high ponytails, half updos or tight buns are all the rage this season. They're practical styles for windy days, but also a way to look stylish without much effort. 

9. Volume comb

9 trendet e flokëve për vjeshtën 2025 që do t’i

Yes, Cindy Crawford hairstyles are back. With a side parting and maximum shine, this style is for those who want volume, movement and a little drama in their everyday life. Ideal for the season of events, parties and "spontaneous" photos on Instagram.