Pranvera po afron dhe shumë prej nesh mezi presin të heqin pallton e dimrit dhe të nxjerrin fustanet e lehta. Por stili nuk është vetëm veshja, thonjtë gjithashtu marrin një frymë të re me trendet e pranverës 2026. Ky sezon sjell ngjyra të lehta dhe dizajne të këndshme që i japin atyre një pamje të freskët.
Ngjyrë neutrale perle me shkëlqim

Manikyri nuk duhet të jetë i guximshëm për të lënë një përshtypje. Nuancat neutrale me një shtresë shkëlqyese u japin thonjve thellësi luksoze pa e tepruar dhe janë të përshtatshme për çdo ditë.
Detaje minimale me lule

Trend klasik pranveror, por më i detajuar. Ideale me bazë ngjyrash të lehta pastel.
Efekte abstrakte

Dizajnet me frymë artistike, si ato që imitojnë ujin, shtojnë interes vizual dhe lënë vend për krijimtari.
Paleta ngjyrash të përziera

Në vend të një ngjyre të vetme, përdorimi i nuancave të ndryshme pastel në çdo gishti i jep shprehje individualitetit dhe krijimtarisë, duke mbajtur një harmoni estetike.
Ngjyrat e lules së pjeshkës

Ngjyrat e ngrohta si pjeshka dhe koralet janë një themel i pranverës, me një shkëlqim të butë që përshtatet me çdo lëkurë.
Pikat

Polka dots sjellin një ndjesi të ehtë gëizimi, të përshtatshme për ato që kanë një stil minimalist.
Efekt pasqyrë me mikro gliter

Në vend të shkëlqimit të madh, tani përdoret gliteri i vogël për të dhënë efektin pasqyrë, duke shtuar elegancë pa u dukur e tepërt në thonj.
Manikyr i ndryshëm në secilin thua

Kombinimi midis efektit mat dhe shkëlqimit i jep thonjve një dimension modern dhe dinamik, duke krijuar kontrast pa e rënduar pamjen.
Ngjyrat e ftohta të aquamarinës

Nuancat e qeta, të frymëzuara nga deti, si bluja e thellë ose toni i çelët i ujit, japin ndjesi qetësie dhe përshtaten me çdo veshje apo stil, duke sjellë freski dhe harmoni në pranverë.




