Fashion & Beauty

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh
Foto: Anna Wintour/ GC Images

Anna Wintour, kryeredaktorja e njohur e revistës amerikane Vogue, ka njoftuar dorëheqjen nga pozicioni që mbante prej 37 vitesh. Lajmi u bë i ditur në një takim të stafit më 25 qershor.

Wintour, 75 vjeçe, do të vazhdojë të punojë si drejtoreshë globale e përmbajtjes në Condé Nast (kompani mediatike ndërkombëtare shumë prestigjioze, e njohur për botimin e disa prej revistave më të famshme në botë, kryesisht në fushën e modës) dhe si drejtoreshë editoriale globale e Vogue, duke mbikëqyrur të gjitha markat kryesore të grupit, përfshirë Vanity Fair, GQ dhe AD.

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

Anna Wintour iu bashkua Vogue në vitin 1988, duke marrë drejtimin nga redaktorja paraprake, Grace Mirabella. Një prej ndryshimeve të para që solli ajo ishte një kopertinë historike në nëntor 1988, ku shfaqej modelja Michaela Bercu me xhinse prej 50 dollarësh, e kombinuar me një pulovër të kushtueshme Christian Lacroix, një kombinim që ndryshoi stilin klasik të Vogue dhe lajmëroi një epokë të re në botën e modës.

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

Në një intervistë për Vogue në 2012, Wintour tregoi:

"Ishte krejt ndryshe nga kopertinat tipike të Vogue në atë kohë, që ishin shumë të punuara, me makijazh dhe bizhuteri të mëdha. Kjo kopertinë thjesht ndryshoi të gjitha rregullat."

Në karrierën e saj, ajo njihet edhe për futjen e personazheve të famshëm në kopertinat e revistës, një praktikë që më vonë u ndoq nga shumë revista të tjera.

Figura e Anna Wintour ka qenë burim frymëzimi edhe për personazhin Miranda Priestly në filmin “The Devil Wears Prada”. Libri dhe filmi, të bazuar në përvojat e asistentes së saj të mëparshme, Lauren Weisberger, portretizojnë një udhëheqëse të fortë dhe kërkuese në botën e modës.

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

Në vitin 2009, Wintour hapi dyert e Vogue me dokumentarin “The September Issue”, që tregonte përgatitjet e numrit më të madh të shtatorit të revistës.

Që nga viti 2013, ajo ka shërbyer edhe si drejtuese artistike e Condé Nast, ndërsa në vitin 2019 mori edhe rolin e këshilltares globale për përmbajtjen. Aktualisht, ende nuk është caktuar personi që do të zëvendësojë Anna Wintour në rolin e redaktores së Vogue.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Anna Wintour steps down as Vogue editor after 37 years

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh
Photo: Anna Wintour/Charles Sykes/Invision/AP/Shutterstock

Anna Wintour, the renowned editor of American Vogue magazine, has announced her resignation from the position she held for 37 years. The news was announced at a staff meeting on June 25.

Wintour, 75, will continue to work as global chief content officer at Condé Nast (a highly prestigious international media company known for publishing some of the world's most famous magazines, mainly in the fashion field) and as global editorial director of Vogue, overseeing all of the group's major brands, including Vanity Fair, GQ and AD.

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

Anna Wintour joined Vogue in 1988, taking over from previous editor Grace Mirabella. One of the first changes she brought about was a landmark cover in November 1988, featuring model Michaela Bercu in $50 jeans paired with a pricey Christian Lacroix sweater, a combination that changed Vogue's classic style and heralded a new era in the fashion world.

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

In an interview with Vogue in 2012, Wintour revealed:

"It was completely different from the typical Vogue covers at the time, which were very elaborate, with big makeup and jewelry. This cover just changed all the rules."

In her career, she is also known for featuring celebrities on magazine covers, a practice that was later followed by many other magazines.

Anna Wintour was also the inspiration for the character Miranda Priestly in the film “The Devil Wears Prada.” The book and film, based on the experiences of her former assistant, Lauren Weisberger, portray a strong and demanding leader in the fashion world.

Anna Wintour largohet nga pozicioni i kryeredaktores së Vogue pas 37 vitesh

In 2009, Wintour opened Vogue's doors with the documentary "The September Issue," which chronicled the preparations for the magazine's biggest September issue.

Since 2013, she has also served as artistic director of Condé Nast, and in 2019 she took on the role of global content advisor. Currently, a successor to Anna Wintour as editor of Vogue has not yet been named.