Fashion & Beauty

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë është e vështirë)

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë
Instagram/ @sofiarichie

E dimë që Instagram-i dhe Pinterest-i janë mbushur me verën në Amalfi, me një Aperol Spritz buzë detit, apo në një darkë të këndshme në Romë, por po të shohësh me detaje, do të gjesh një element të përbashkët: Gocat kanë thuajse një model flokësh, prerjen e famshme bob.

Megjithatë, ka 2 bob-e të ndryshme që po dominojnë rrjetet sociale: Bob italian dhe francez.

Cila është diferenca?

Edhe pse të dyja janë prerje të shkurtra, bob-i italian është zakonisht pak më i gjatë dhe shkon përtej mjekrës, ndonjëherë deri te shpatullat (i ngjashëm me një “lob”). Kjo prerje ka volum dhe zakonisht përfshin disa shtresa që ndihmojnë në ngritjen dhe krijimin e një forme të rrumbullakët. Për këtë arsye, bob-i italian funksionon më së miri te flokët e trashë, të ashpër apo me onde dhe kaçurrela.

Ndërsa bob-i francez është zakonisht deri në gjatësi të mjekrës apo më i shkurtër dhe me prerje të drejtë (blunt). Nuk ka aq shumë lëvizje apo volumin natyral në majat e flokëve, por zakonisht përfshin baluke apo shtresa përreth fytyrës që nxjerrin në pah tiparet. Flokët e hollë dhe bob-i francez janë një kombinim perfekt: i japin flokëve më shumë dendësi vizuale falë skajeve të drejta që shtresohen mbi njëra-tjetrën, ndërkohë që heqin peshën e tepërt që i bën flokët të duken të sheshta në rrënjë.

Si stilohen bob-i italian dhe ai francez?

Stilimi është gjithashtu pak i ndryshëm mes këtyre dy prerjeve. Mendo për atmosferën që krijojnë. Verërat italiane janë sensuale dhe romantike, ndaj edhe një bob i frymëzuar nga Italia do të jetë po aq i bukur: onde, volum, ndarje anësore dramatike dhe një përfundim i butë. Mund ta mbash me teksturën tënde natyrale, ose të bësh një krehje me volum (furça e rrumbullakët dhe tharësja e flokëve do jenë miqtë e tu në këtë rast).

Ndërsa vera në Paris është më dinamike dhe e zënë – prandaj edhe bob-i francez është zakonisht më i thjeshtë për t’u stiluar. Shpesh mjafton ta lësh të thahet vetë, të spërkatësh pak spray dhe t’i sistemosh flokët me duar. Ose mund të përdorësh pak piastrën për të krijuar disa valë rreth fytyrës, për t’i dhënë më shumë gjallëri.

Bob-i italian 

Zendaya

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Lori Harvey

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Selena Gomez

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Kendall Jenner

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Bob-i francez

Gracie Abrams

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Keke Palmer

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Maren Morris

Bob francez apo italian: Cilin model duhet të zgjedhësh? (E dimë

Poll

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast