Fashion & Beauty

Dua Lipa e konfirmon: Kjo është çanta më “in” e sezonit!

Dua Lipa e konfirmon: Kjo është çanta më “in”
Instagram/@dualipa

Sfilatat e modës na e kanë paralajmëruar tashmë, por tani është Dua Lipa ajo që e vulos trendin: çanta me print kafshësh është një nga zgjedhjet më të sigurta dhe më “in” për sezonin vjeshtë-dimër 2025/26.

Që në fillim të vitit 2024, motivet që imitojnë gëzofin e leopardit, lëkurën e gjarprit, vijat e zebrës apo edhe pullat e lopës kanë nisur të rikthehen fuqishëm në pasarelat ndërkombëtare. Këtë vjeshtë, ky stil shkon edhe një hap më tej: nga veshjet, printet e kafshëve kalojnë në çanta, duke i kthyer këto të fundit në aksesorë thelbësorë për një pamje që thyen monotoninë.

Shtëpi të njohura si Saint Laurent, Alaïa apo Maison Margiela i përfshinë këto çanta në koleksionet e tyre për këtë sezon. Por ndoshta konfirmimi më i fortë erdhi nga vetë Dua Lipa, një nga ikonat më me ndikim të stilit bashkëkohor.

Dua Lipa e konfirmon: Kjo është çanta më “in”

E veshur me një fustan të zi midi, syze të zeza dhe një palë këpucë me taka të larta, këngëtarja u shfaq në rrugët e New York-ut duke dhënë një tjetër leksion stili. Ajo kishte zgjedhur një çantë me lëkurë leopardi, që i jepte kontrast pamjes së saj tërësisht të zezë, një detaj i vogël, por që ndryshon komplet ‘look’-un, sipas trendeve më të fundit të çantave për sezonin.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Dua Lipa confirms: This is the most "in" bag of the season!

Dua Lipa e konfirmon: Kjo është çanta më “in”
Instagram/@dualipa

Fashion shows have already warned us, but now it's Dua Lipa who seals the trend: the animal print bag is one of the safest and most " in " choices for the fall-winter 2025/26 season.

Since the beginning of 2024, motifs imitating leopard skin, snakeskin, zebra stripes or even cow prints have started to make a strong comeback on international catwalks. This fall, this style goes one step further: from clothing, animal prints move to bags, turning the latter into essential accessories for a look that breaks the monotony.

Famous houses like Saint Laurent, Alaïa or Maison Margiela included these bags in their collections for this season. But perhaps the strongest confirmation came from Dua Lipa herself, one of the most influential icons of contemporary style.

Dua Lipa e konfirmon: Kjo është çanta më “in”

Wearing a black midi dress, black glasses and a pair of high heels, the singer appeared on the streets of New York giving another style lesson. She had chosen a leopard-skin bag, which contrasted her all-black look, a small detail, but which completely changes the ' look ', according to the latest bag trends for the season.