Fashion & Beauty

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin më të bukur dhe të thjeshtë

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin
Foto: Jennifer Aniston/ Getty Images

Jennifer Aniston, ikonë e padiskutueshme e stilit të flokëve (dhe e vetmja që me të drejtë mund të quhet mbretëresha e modelit "The Rachel"), sapo prezantoi një version të ri, modern dhe super të lezetshëm të prerjes që e bëri legjendë.

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

Po flasim për një "curve cut", një stil i ri me shkallëzime të lehta që harkohen drejt fytyrës, duke krijuar një pamje super natyrale, të rafinuar dhe sikur ke dalë nga sezoni 6 i "Friends".

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

Në një video të saj në Instagram, gjithë vëmendjen e morën flokët e Jennifer. Prerja më e re e Jen është përkufizimi i të dukurit yll pa shumë mundim: një kombinim mes një prerjeje "flutur" të zbutur dhe shtresave të lehta të stilit të viteve ’90. Me fjalë të tjera, nostalgji e kuruar me detaje.

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

Më e mira e gjithë kësaj? Ky model funksionon në çdo gjatësi dhe teksturë flokësh, nga gjatësia e shpatullave te flokët e gjatë dhe nuk ka nevojë për stilim të ndërlikuar. Nëse po kërkon një prerje të re dhe pa shumë nevojë për mirëmbajtje për verën 2025, Jennifer sapo ta dha idenë perfekte.

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Jennifer Aniston brings back Rachel from "Friends" in the most beautiful and simple version

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin
Photo: Jennifer Aniston/Getty Images

Jennifer Aniston, the undisputed icon of hair style (and the only one who can rightfully be called the queen of the "The Rachel" style), just introduced a new, modern and super cool version of the cut that made her a legend.

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

We're talking about a "curve cut", a new style with slight gradients that curve towards the face, creating a super natural, refined look that looks like you stepped out of season 6 of "Friends".

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

In a video she posted on Instagram, Jennifer's hair took all the attention. Jen's latest cut is the definition of effortlessly star-studded: a combination of a tousled bob and light '90s-style layers. In other words, nostalgia with a touch of detail.

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin

Best of all? This style works on any hair length and texture, from shoulder-length to long, and doesn't require complicated styling. If you're looking for a new, low-maintenance cut for summer 2025, Jennifer just gave you the perfect idea.

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e "Friends" në versionin