Milicitë e mbështetura nga Irani rrisin sulmet kundër SHBA-së, Izraelit dhe aleatëve

Milicitë e mbështetura nga Irani po rrisin sulmet kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe aleatëve të tyre si hakmarrje për ofensivën e përbashkët amerikano-izraelite kundër Teheranit.
Iraku është kthyer në një front kryesor të përplasjes, ku milicitë kanë kryer dhjetëra sulme ndaj bazave amerikane dhe objektivave izraelite.
Ndërkohë, lufta po përfshin gjithnjë e më shumë aktorë të armatosur dhe mund të përhapë konfliktin në gjithë rajonin.
Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme ndërsa SHBA-ja lejon përkohësisht blerjen e naftës ruse nga India

Shtetet e Bashkuara i dhanë Indisë një përjashtim 30-ditor për të blerë naftë ruse, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin pasigurinë në tregjet globale të energjisë.
Ndërkohë Izraeli ka rritur sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut në periferi të Bejrutit, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur në Liban.
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet dhe po përfshin gjithnjë e më shumë vende në rajon.
Portugalia gjobitet me 10 milionë euro nga gjykata e BE-së për dështimin në mbrojtjen e biodiversitetit

Gjykata e Bashkimit Europian ka gjobitur Portugalinë me 10 milionë euro për moszbatimin e ligjeve mjedisore që kërkojnë mbrojtjen e biodiversitetit.
Ajo duhet gjithashtu të paguajë 41'250 euro në ditë derisa të zbatojë plotësisht vendimin e mëparshëm të gjykatës për mbrojtjen e zonave natyrore.
Sipas gjykatës, Portugalia ka bërë shkelje serioze duke mos mbrojtur dhjetëra zona me rëndësi të madhe për habitatet dhe speciet e rralla.
Rriten çmimet globale të naftës për shkak të krizës në Lindjen e Mesme
Çmimi global i naftës është rritur me rreth 3%, duke arritur në 84 dollarë për fuçi, pas raportimeve për një sulm ndaj një anijeje cisternë amerikane që transportonte naftë në Gjirin Persik dhe përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë janë rritur edhe çmimet e gazit për shkak të ndërprerjeve të furnizimit dhe pezullimit të përkohshëm të eksporteve të gazit nga Katari.
Megjithatë, tregjet e aksioneve në Azi janë rimëkëmbur pas rënieve të mëdha të ditëve të fundit.