News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli paralajmëron Iranin: Do të ndjekim çdo pasues të Khameneit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtria izraelite ka paralajmëruar Iranin se do të vazhdojë të ndjekë çdo person që mund të marrë drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Paralajmërimi u bë publik në një postim në gjuhën perse nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në rrjetin social X. Sipas mesazhit, Izraeli synon të godasë çdo figurë që përfshihet në procesin e zgjedhjes së pasuesit të tij.

Khamenei u vra më 28 shkurt gjatë sulmeve ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, në fillim të konfliktit që tashmë ka hyrë në ditën e nëntë. Në të njëjtin sulm u vranë edhe dhjetëra figura të larta politike dhe ushtarake iraniane. Situata ka rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Liderët europianë mesazhe për 8 Marsin: Forcë dhe barazi për gratë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shumë liderë europianë kanë theksuar rëndësinë e kontributit të grave dhe nevojën për më shumë barazi.

Figura si Ursula von der Leyen, Volodymyr Zelensky, Pedro Sánchez dhe Giorgia Meloni publikuan mesazhe në rrjetet sociale. Presidentja e Komisionit Europian i bëri thirrje grave dhe vajzave në mbarë botën të vazhdojnë të luftojnë kundër padrejtësive.

Ndërkohë, presidenti ukrainas falënderoi gratë për rolin e tyre në mbrojtjen e vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, mbi 70 mijë gra shërbyen në ushtri në vitin 2025. Më shumë se 5 mijë prej tyre janë vendosur edhe në vijën e frontit.


 Trump shpall aleancën “Shield of the Americas” kundër karteleve të drogës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi në Miami një takim me rreth 15 liderë të Amerikës Latine për të prezantuar një aleancë të re ushtarake kundër karteleve të drogës. Nisma, e quajtur “Shield of the Americas”, synon të bashkojë vendet e rajonit në luftën kundër krimit të organizuar.

Në takim morën pjesë liderë si Javier Milei, Nayib Bukele dhe presidenti i zgjedhur i Kilit, José Antonio Kast. Sipas Trump, tashmë 17 shtete kanë pranuar të bashkohen me këtë iniciativë. Ai theksoi se qëllimi kryesor është eliminimi i karteleve në hemisferën perëndimore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, nuk ishte e ftuar në takim.


Azerbajxhani pretendon se ka parandaluar sulme terroriste të lidhura me Iranin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet e Azerbajxhanit kanë publikuar pamje të eksplozivëve që pretendohet se u sekuestruan gjatë një operacioni kundër terrorizmit. Sipas Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, materialet shpërthyese, përfshirë blloqe C-4, ishin futur kontrabandë në vend për të realizuar sulme ndaj infrastrukturës dhe objekteve të komunitetit hebre. Hetimet zbuluan se pas planit qëndronin agjentë të inteligjencës iraniane.

Autoritetet thanë se operacioni parandaloi sulme ndaj katër objektivave të rëndësishëm në vend. Videoja e publikuar nga mediat lokale tregon momentin kur hetuesit prezantojnë provat e sekuestruara. Situata ka rritur tensionet mes Azerbajxhanit dhe Iranit.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast