Fashion & Beauty

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do t'i bëjnë veshjet e vjeshtës *yll*

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do
Foto: @andreasteen @fredricae @sandrashehab/ Instagram

Po, xhinset e ngushta kanë qenë zgjedhje e sigurt për më shumë se një dekadë. Po, xhinset vintage kanë sharmin e vet. Por moda është gjithmonë në lëvizje dhe vjeshta 2025 po na sjell 3 trende xhinsesh që nuk mund t’i injorojmë. Janë të thjeshta për t’u kombinuar, por kanë atë efektin “wow” që i mungon shumë veshjeve të përditshme.

Nëse ka një pjesë të garderobës që i reziston kohës, janë padyshim xhinset. Sado të ndryshojë moda, gjithmonë kthehemi tek to sepse janë praktike, stil dhe, në shumë raste, shpëtimtare kur "nuk ke çfarë të veshësh". Por truket janë në detaje: ngjyra, prerja, gjatësia dhe gjithçka tjetër që e bën një palë xhinse jo thjesht xhinse, por pjesën kyçe të pamjes.

Për vjeshtën e këtij viti, s’ka më vend për nostalgji me xhinse të ngushta apo prerje që i kemi parë e stërparë. Loja ka ndryshuar dhe këto janë 3 drejtimet ku moda po ecën:

1. Xhinset me ngjyrë të errët e të thellë

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Një trend që kthehet në çdo cikël mode, por këtë herë me më shumë intensitet: xhinset me ngjyra të thella si indigo i errët apo blu pothuajse në të zezë. Elegante, të lehta për t’u kombinuar dhe mbi të gjitha, duken më të shtrenjta sesa janë.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

2. "Dirty Denim" – Xhinse me efekt "të vjetruar"

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Jo të gjithë i duan një palë xhinse të pastra, pa shenja. Nëse të pëlqen të dukesh sikur i ke pasur xhinset prej kohësh, i ke dashur shumë, por ende duken mirë, dirty denim është për ty.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Këto lyerje me efekte të zbehura, nuanca gri apo të shëplara janë perfekte për veshje të thjeshta, por me karakter. I japin veshjes një pamje të relaksuar, por që thotë “e di çfarë bëj me modën”.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

3. Silueta e gjatë dhe e lirshme

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Nëse je lodhur nga xhinset që të shtrëngojnë (të gjitha i kemi pasur), lajmi i mirë është se trendet e këtij sezoni po favorizojnë rehatinë. Xhinset me prerje të gjatë, të gjera dhe pa shumë strukturë po bëhen gjithnjë e më të pranishme në rrugët e modës.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Kombinoji me atlete për ditë të zëna ose me taka për pamje më elegante. Ato janë një balancë mes komoditetit dhe stilit të rafinuar.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Better than anything else: 3 denim trends that will make your fall wardrobe *star*

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do
Photo: @andreasteen @fredricae @sandrashehab/ Instagram

Yes, skinny jeans have been a safe bet for over a decade. Yes, vintage jeans have their own charm. But fashion is always in flux, and fall 2025 is bringing us 3 denim trends that we can't ignore. They're easy to style, but they have that "wow" effect that many everyday outfits lack.

If there's one wardrobe staple that stands the test of time, it's jeans. No matter how much fashion changes, we always come back to them because they're practical, stylish, and, in many cases, lifesavers when "you have nothing to wear." But the trick is in the details: the color, the cut, the length, and everything else that makes a pair of jeans not just jeans, but the key piece of the look.

For this fall, there's no more room for nostalgia with skinny jeans or the cuts we've seen over and over again. The game has changed and these are the 3 directions fashion is heading:

1. Dark, deep-colored jeans

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

A trend that returns in every fashion cycle, but this time with more intensity: jeans in deep colors like dark indigo or almost black blue. Elegant, easy to combine and above all, they look more expensive than they are.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

2. "Dirty Denim" – Jeans with a "worn" effect

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Not everyone wants a clean, unmarked pair of jeans. If you like to look like you've had your jeans for a long time, loved them a lot, but they still look good, dirty denim is for you.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

These faded, gray or muted effects are perfect for simple yet characterful outfits. They give the outfit a relaxed, yet "I know what I'm doing with fashion" look.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

3. Long and loose silhouette

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

If you're tired of jeans that are too tight (we've had them all), the good news is that this season's trends are favoring comfort. Long, loose-fitting jeans without much structure are becoming more and more present on the fashion streets.

Më mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh doMë mirë se çdo gjë tjetër: 3 trende xhinsesh do

Pair them with sneakers for busy days or heels for a more elegant look. They are a balance between comfort and refined style.