News

16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës: Një dëshmitar pretendon të dijë vendndodhjen e saj

16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës: Një dëshmitar
Foto: Bleona Mata/ Report TV

Pothuajse gjashtëmbëdhjetë vite pas zhdukjes së Bleona Matës, detaje të reja janë bërë publike në emisionin "Pa Gjurmë", në Report TV. Në një bisedë telefonike me gazetaren Odeta Dume, një burrë që pretendon se ka informacion mbi ngjarjen, tregoi se Bleona, e cila humbi në qytetin e Kukësit, është rrëmbyer falë disa njerëzve afër familjes së saj dhe dërguar në qytetin e Vlorës, ku banon dhe dëshmitari.

"Ne kemi informacion që Bleona Matën e kanë sjellë njerëzit e Bukuries në Llakatund. Nga Llakatundi e kanë dërguar në Picar [tjetër fshat i Vlorës]. Këtu e di e shumta e fshatit, por kanë probleme se u del sekreti." 

Dëshmitari pretendon se Bleona u rrëmbye nga bashkëshorti i vajzës së një burri që banonte pranë fshatit ku jetonte Bleona, në Kukës. Sipas tij, kjo vajzë kishte një të shkuar si punonjëse seksi në Greqi dhe në kohën kur mori Bleonën, e izoloi në fshatin Llakatund e më pas në Picar të Vlorës. 

"Thoshte është vajza ime, por ajo gënjen sepse ajo s'ka vajzë vetë, s'bën fëmijë. Edhe një vajzë tjetër e ka birësuar a nga e ka gjetur, nuk e di. E ka martuar 15 vjeç, e ka marrë prapë dhe kanë ikur në Gjermani." 

Sipas telefonuesit, çifti nuk bënin dot fëmijë, por rrëmbyen Bleonën e më pas një tjetër vajzë, të cilat i quanin vajzat e tyre kur i pyesnin në publik. Dëshmitari anonim pretendoi se ata u zhvendosën për një periudhë në Greqi, u kthyen në Vlorë e sot ndodhen në Gjermani. Ai shtoi se mendon se burri i gruas, që kreu dhe rrëmbimin e Bleonës në Kukës, është pjesë e një bande dhe mund të ketë pasur ndihmën e policisë në gjithë këtë ngjarje. 

Telefonatën e dëgjoi dhe mamaja e Bleonës, Bukuria, e cila falenderoi telefonuesin, konfirmoi se ka informacione të ngjashme me të dhe apeloi sërish për ndihmë në gjetjen e së bijës.

Bleona humbi gjurmët më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Në atë kohë, por edhe vite më pas, rasti i vogëlueshes, që sot duhet të jetë rreth 22 vjeç, shokoi mbarë opinionin publik, për aq kohë sa nuk kishte asnjë gjurmë që të mund të ndizte një dritë në fund të tunelit dhe dëshmitë ndryshoheshin vazhdimisht.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

16 years after Bleona Mata's disappearance: A witness claims to know her whereabouts

16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës: Një dëshmitar
Photo: Bleona Mata/Report TV

Almost sixteen years after the disappearance of Bleona Mata, new details have been made public on the show "Pa Gjurmë" on Report TV. In a telephone conversation with journalist Odeta Dume, a man who claims to have information about the incident, revealed that Bleona, who went missing in the city of Kukës, was kidnapped thanks to some people close to her family and taken to the city of Vlora, where the witness also lives.

"We have information that Bleona Mata was brought by the people of Bukurie to Llakatund. From Llakatund they sent her to Picar [another village in Vlora]. Here she knows a lot about the village, but they have problems because the secret is out." 

The witness claims that Bleona was kidnapped by the husband of the daughter of a man who lived near the village where Bleona lived, in Kukës. According to him, this girl had a past as a sex worker in Greece and at the time he took Bleona, he isolated her in the village of Llakatund and then in Picar in Vlora. 

"She said she was my daughter, but she's lying because she doesn't have a daughter of her own, she doesn't have children. She also adopted another girl or found her from somewhere, I don't know. She married him when he was 15, took him back and they ran away to Germany." 

According to the caller, the couple were unable to have children, but kidnapped Bleona and then another girl, whom they called their daughters when asked in public. The anonymous witness claimed that they moved to Greece for a period, returned to Vlora and are now in Germany. He added that he thinks that the woman's husband, who also carried out Bleona's kidnapping in Kukës, is part of a gang and may have had police assistance in the whole incident. 

Bleona's mother, Bukuria, also heard the call, who thanked the caller, confirmed that she had similar information, and appealed again for help in finding her daughter.

Bleona disappeared on May 22, 2010, while grazing cattle with five other girls, her relatives. At the time, and even years later, the case of the little girl, who must be around 22 years old today, shocked the entire public, as there was no trace that could turn on a light at the end of the tunnel and the evidence was constantly changing.