News

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë & 'burgosja' e monumentit

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Monumenti i pavarësisë NEWBORN, i vendosur në qendër të kryeqytetit dhe simboli më i njohur i shtetësisë së Kosovës, ka marrë edhe këtë vit një pamje të re dhe një mesazh të përditësuar me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Krijuesi i monumentit, Fisnik Ismaili, ka prezantuar konceptin artistik për vitin 2026, bazuar në artin tradicional japonez “Kintsugi”, teknikë kjo që simbolizon shërimin, forcimin dhe rritjen e vlerës pas sfidave dhe vështirësive.

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

“Ky vit reflekton rrugëtimin e Kosovës gjatë viteve, duke përballuar sfida me qëndrueshmëri dhe duke u forcuar në procesin e zhvillimit të saj,” tha Ismaili.

NEWBORN, i vendosur përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është një skulpturë tipografike dhe një pikë referimi simbolike që përkujton Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Për pesë vite qëndroi me pamjen origjinale dhe më pas është ndryshuar çdo vit për t’iu përshtatur temave që nxjerrin në pah situata dhe aspirata të shoqërisë.

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Megjithatë, këtë vit monumentit iu bë dhe një “burgosje” simbolike me hekura dhe mbishkrimin “Kosova e burgosur!”, nga aktivistët e platformës "Liria ka emër". Këtë mëngjes, ata e mbushën monumentin me 5000 emblema magnetike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ky veprim synon të pasqyrojë ndjenjën e padrejtësisë ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Sot që Kosova feston 18 vjetorin e pavarësisë, në Hagë ndodhen të paraburgosur ish-udhëheqës të UÇK-së dhe institucioneve të para të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë: Hashim Thaçi (ish-president dhe kryeministër që lexoi Deklaratën e Pavarësisë), Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli (ish-kryeparlamentarë) dhe Rexhep Selimi (ish-deputet). 

Qytetarët marshuan nëpër rrugët e Prishtinës, duke u mbledhur në shesh dhe zona qendrore të kryeqytetit, në protestë kundër proceseve të gjykimit të tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Marshimi u bë në mbrojtje të ish-udhëheqësve, të cilët qytetarët e Kosovës i shohin si figura kyçe të procesit të ndërtimit të shtetit.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

18 years of statehood: The meaning behind Newborn's new look in Kosovo & the 'imprisonment' of the monument

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

The Newborn Monument, located in the center of the capital and the most recognizable symbol of Kosovo's statehood, has received a new look and an updated message this year on the occasion of the 18th anniversary of the declaration of independence.

The creator of the monument, Fisnik Ismaili, has presented the artistic concept for 2026, based on the traditional Japanese art of "Kintsugi", a technique that symbolizes healing, strengthening, and increasing value after challenges and difficulties.

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

"This year reflects Kosovo's journey over the years, facing challenges with resilience and becoming stronger in the process of its development," Ismaili said.

NEWBORN, located in front of the Palace of Youth and Sports in Pristina, is a typographic sculpture and a symbolic landmark commemorating the Declaration of Independence on February 17, 2008. For five years, it remained in its original appearance and has since been changed annually to adapt to themes that highlight the situations and aspirations of society.

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

However, this year the monument was also given a symbolic “imprisonment” with bars and the inscription “Kosovo imprisoned!” by activists of the “Freedom has a name” platform. This morning, they filled the monument with 5,000 magnetic emblems of the Kosovo Liberation Army (KLA), saying that this action aims to reflect the feeling of injustice towards the trials taking place at the Specialist Chambers in The Hague.

18 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Today, as Kosovo celebrates the 18th anniversary of independence, former leaders of the KLA and Kosovo's first institutions after the declaration of independence are detained in The Hague: Hashim Thaçi (former president and prime minister who read the Declaration of Independence), Jakup Krasniqi and Kadri Veseli (former parliamentarians) and Rexhep Selimi (former MP). 

Citizens marched through the streets of Pristina, gathering in squares and central areas of the capital, in protest against the trials of those facing charges of war crimes and crimes against humanity at the Special Court in The Hague. The march was held in defense of former leaders, whom Kosovo citizens see as key figures in the state-building process.