Health

Dentistët tregojnë gjithçka që mund të kuptojnë për ty vetëm duke të parë gojën

Dentistët tregojnë gjithçka që mund të kuptojnë
Foto: Kate Hudson photoshoot/ gyusoons/ Pinterest

Kur shkon te dentisti, ndoshta shqetësohesh vetëm për një karies a ndonjë mish dhëmbi që s’të duket aq rozë sa duhet. Por për dentistët, goja jote është një libër i hapur. Nga ngjyra e mishit të dhëmbëve, deri te një aromë paksa e çuditshme e frymëmarrjes, ata mund të zbulojnë gjëra që as s’të shkon ndërmend t’i lidhësh me dhëmbët.

Sipas Dr. Kami Hoss, autor i librit "If Your Mouth Could Talk", mbi 100 sëmundje të trupit manifestohen në gojë. Që nga diabeti, deri tek anemia apo stresi i akumuluar, goja të nxjerr zbuluar.

Ja disa nga zbulimet më interesante që dentistët ndajnë me pacientët e tyre (ose që i kuptojnë vetë, pa të thënë gjë):

- Nëse ke filluar të përdorësh me fillin dentar vetëm një natë para vizitës, dallohet menjëherë. Mishrat e fryrë, që rrjedhin gjak dhe skuqen, të tradhtojnë!

- Nëse ke dietë me shumë sheqerna, acid, ose kafetë e çajrat s’të mungojnë asnjë ditë, përshëndetje, njolla dhe gërryerje të smaltit.

- Nëse ke diabet, mishrat fryhen dhe gjakosen shumë më shpejt. Madje, aroma e frymëmarrjes mund të marrë një nuancë “frutash të kalbura”.

- Nëse ke pasur çrregullime ushqimore si bulimia, smalti i dhëmbëve nga ana e brendshme do flasë vetë.

- Nëse ha thonjtë, dhëmbët e përparmë e tregojnë.

- Nëse ke mungesë vitaminash, goja bëhet shumë e thatë, shfaqen plagë dhe mishrat zbardhen.

- Nëse fle keq apo je shumë i/e stresuar, dentistët shohin bruksizëm (kërcitje dhëmbësh), mishra të irrituara dhe ndonjëherë shenja të apnesë së gjumit.

- Nëse je shtatzënë, jo vetëm gingiviti, por edhe “tumore të shtatzënisë” (krejtësisht të padëmshme) mund të shfaqen në mishra.

- Nëse je mëngjarash/e ose jo, dentistët e dallojnë nga mënyra si i ke larë dhëmbët (anët e neglizhuara s’të falin).

- Nëse konsumon shumë duhan ose alkool, dhëmbët të errësohen, mishrat irritohen dhe aroma është karakteristike.

- Nëse ke sëmundje autoimune, veshkash apo të kockave, shenjat janë aty, në mishrat e gojës, erën e frymës apo ndryshimet në smalt.

Me pak fjalë: mos e nënvlerëso fuqinë e një kontrolli dentar. Mund të zbulojë më shumë për trupin tënd sesa shumë analiza laboratorike.

Burimi: Buzzfeed

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Dentists tell you everything they can about you just by looking at your mouth

Dentistët tregojnë gjithçka që mund të kuptojnë
Photo: Kate Hudson photoshoot/ gyusoons/ Pinterest

When you go to the dentist, you're probably only concerned about a cavity or a tooth that doesn't look pink enough. But to dentists, your mouth is an open book. From the color of your gums to a slightly strange breath odor, they can detect things you wouldn't even think to associate with your teeth.

According to Dr. Kami Hoss, author of the book "If Your Mouth Could Talk," over 100 diseases of the body manifest in the mouth. From diabetes to anemia to accumulated stress, your mouth reveals itself.

Here are some of the most interesting discoveries that dentists share with their patients (or that they understand themselves, without being told anything):

- If you've only started flossing the night before your appointment, it's noticeable right away. Swollen, bleeding, and red gums will give you away!

- If you have a diet high in sugar, acid, or coffee and tea, you can't miss a day without it, goodbye, stains and enamel erosion.

- If you have diabetes, your gums swell and bleed more quickly. Your breath may even smell like "rotten fruit."

- If you have had eating disorders like bulimia, the inner enamel of your teeth will speak for itself.

- If he bites his nails, his front teeth show it.

- If you have a vitamin deficiency, your mouth becomes very dry, sores appear, and your gums turn white.

- If you sleep poorly or are very stressed, dentists see bruxism (teeth grinding), irritated gums, and sometimes signs of sleep apnea.

- If you are pregnant, not only gingivitis, but also "pregnancy tumors" (completely harmless) can appear on the gums.

- Whether you are left-handed or not, dentists can tell by the way you brush your teeth (they don't forgive neglected sides).

- If you consume too much tobacco or alcohol, your teeth will darken, your gums will become irritated, and the smell will be characteristic.

- If you have autoimmune, kidney or bone diseases, the signs are there, in your gums, bad breath or changes in your enamel.

In short: don't underestimate the power of a dental checkup. It can reveal more about your body than many lab tests.

Source: Buzzfeed