Health

Dukesh më e re? S’është vetëm kompliment, tregon shumë edhe për shëndetin tënd

Dukesh më e re? S’është vetëm kompliment, tregon
Instagram/Selena Gomez

A ju ka ndodhur ndonjëherë të takoni një shoqe dhe, ndërsa ajo flet, ju mendoni se duket shumë më e re për moshën që ka? Nëse jeni ndër ata njerëz me fat që duken më të rinj sesa janë në të vërtetë, atëherë kemi lajme të mira, jo vetëm për pamjen, por edhe për shëndetin tuaj.

Sipas një studimi të realizuar nga studiues holandezë, njerëzit që duken disa vite më të rinj nga mosha reale kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm.

Studiuesit analizuan rreth 2.700 persona të moshës 50 deri në 90 vjeç, duke u kërkuar vëzhguesve të pavarur të vlerësonin moshën e tyre në bazë të fotove të fytyrës, si në pamje ballore, ashtu edhe anësore/profil. Më pas, ata krahasuan këto vlerësime me të dhënat mjekësore të pjesëmarrësve.

Dukesh më e re? S’është vetëm kompliment, tregon

Rezultatet ishin befasuese:

Personat që dukeshin të paktën 5 vite më të rinj kishin aftësi më të mira mendore, ndërsa rreziku i tyre për të pasur probleme shëndetësore, si katarakti, osteoporoza apo probleme të dëgjimit, ishte ndjeshëm më i ulët.

Sipas profesorit Tamar Nijsten, dermatolog dhe drejtues i studimit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus në Roterdam, përfundimi është i qartë:

“Kur dukesh më i ri nga sa je, kjo pasqyron edhe moshën biologjike të trupit, trurit dhe organeve. Pamja e jashtme lidhet me një proces më të ngadalshëm plakjeje të organizmit.”

Edhe pse studimi nuk jep rezultate përfundimtare, ai është një nga dëshmitë më të forta deri më sot se mosha që “duket” një person është tregues i qartë i gjendjes së brendshme të trupit.

Çfarë tjetër zbuluan studiuesit?

1. Personat që dukeshin më të rinj kishin performancë më të mirë në testet e perceptimit.

2. Kishin 15% më pak gjasa të vuanin nga sëmundje të frymëmarrjes si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD).

3. Kishin 24% më pak gjasa të kishin osteoporozë.

4. Kishin 16% më pak gjasa të kishin nevojë për ndërhyrje për katarakt dhe 24% më pak për probleme me dëgjimin.

5. Ndër personat që morën vlerësimet më të larta, shumica ishin meshkuj (61%), jo duhanpirës.

Studiuesit theksuan gjithashtu se këto rezultate mbështesin praktikat e mjekëve që përdorin pamjen e jashtme si një tregues shtesë të gjendjes shëndetësore së pacientëve.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Do you look younger than you are? It's not just a compliment, it also says a lot about your health

Dukesh më e re? S’është vetëm kompliment, tregon
Instagram/Selena Gomez

Have you ever met a friend and, as she talks, you think she looks much younger than her age? If you are among those lucky people who look younger than they actually are, then we have good news, not only for your appearance, but also for your health.

According to a study conducted by Dutch researchers, people who look a few years younger than their actual age tend to be healthier.

The researchers analyzed nearly 2,700 people aged 50 to 90, asking independent observers to estimate their age based on photos of their faces, both frontal and side/profile views. They then compared these estimates with the participants' medical records.

Dukesh më e re? S’është vetëm kompliment, tregon

The results were surprising:

People who looked at least 5 years younger had better mental abilities, while their risk of having health problems, such as cataracts, osteoporosis or hearing problems, was significantly lower.

According to Professor Tamar Nijsten, dermatologist and study leader at the Erasmus University Medical Center in Rotterdam, the conclusion is clear:

"When you look younger than you are, this also reflects the biological age of the body, brain and organs. The appearance is associated with a slower aging process of the organism."

Although the study does not provide definitive results, it is one of the strongest pieces of evidence to date that the age a person "appears" to be is a clear indicator of the body's internal state.

What else did the researchers discover?

1. People who looked younger performed better on perception tests.

2. They were 15% less likely to suffer from respiratory diseases such as chronic obstructive pulmonary disease (COPD).

3. They were 24% less likely to have osteoporosis.

4. They were 16% less likely to need cataract surgery and 24% less likely to have hearing problems.

5. Among the people who received the highest ratings, the majority were male (61%), non-smokers.

The researchers also emphasized that these results support the practices of doctors who use external appearance as an additional indicator of patients' health status.