Mama

Çfarë më tha një psikologe për fëmijët dhe pse nuk do ta harroj kurrë

Çfarë më tha një psikologe për fëmijët dhe
Foto: @Flowraious/Pinterest

Fola me një psikologe dhe çfarë mësova më la pa fjalë. Shumica e prindërve nuk kanë qëllim të lëndojnë fëmijët e tyre, por ndodh shpesh - pa e kuptuar fare.

Çdo periudhë e fëmijërisë sjell me vete një nevojë themelore. E kur ajo nevojë nuk plotësohet, fëmija nuk e harron thjesht me kohën. Ai e bart me vete, për gjithë jetën.

0-1 vjeç: “A mund të kem besim te bota?”

Kur një foshnjë qan dhe askush nuk reagon, foshnja mëson: “Askush s’do vijë për mua.” Kjo heshtje kthehet në ankth. Por kur dikush vjen, e mban në krahë dhe e qetëson - bota bëhet një vend i sigurt.

1-3 vjeç: “Dua ta bëj vetë!”

Nëse çdo hap i tyre kritikohet, ndërpritet ose ju tentoni ta ndryshoni, fëmija fillon të dyshojë te vetja. Më vonë, do të ketë frikë të veprojë pa miratim.

3-6 vjeç: “Jam mace! Jam doktor! Jam superhero!”

Nuk është vetëm lojë, është krijim identiteti. Nëse e mbështet, do të rritet i/e guximshme. Nëse e tall apo e injoron, do të mbyllet ne vetvete. Kështu “shuhet” vetëbesimi dhe imagjinata.

6-11 vjeç: “Dua të jem i/e aftë në diçka. Dua të vlej.”

Mësoje të vlerësojë përpjekjen, jo vetëm rezultatin. Sepse nëse dashuria dhe vlerësimi vijnë vetëm me suksesin, ai/ajo do të ndalë së provuari nëse nuk është i/e sigurt që do të fitojë dhe do të mendojë: “Nëse nuk jam më i/e miri/a, nuk vlej.”

11-18 vjeç: “Kush jam unë në të vërtetë?”

Kjo nuk është “mosha e vështirë”. Është mosha kur formohen. Rebelime, faza të çuditshme, kundërshtime, janë pjesë e rritjes. Detyra jote nuk është të krijosh një “fëmijë perfekt”, por të jesh pranë fëmijës teksa ai zbulon kush është vërtet.

Kujto: vetëm sepse një fëmijë nuk mban mend gjithçka, nuk do të thotë se mund të sillesh si të duash. Trupi dhe truri i tyre mbajnë mend.

Qetësohu. S’ke pse të jesh prind perfekt. Mjafton të jesh një prind që dëgjon, kupton dhe mëson.

- Shkruar nga @momslife.ca/ Instagram; përkthyer dhe përshtatur nga Anabel.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

What a psychologist told me about children and why I'll never forget it

Çfarë më tha një psikologe për fëmijët dhe
Photo: @Flowerraious/Pinterest

I spoke to a psychologist and what I learned left me speechless. Most parents don't intend to hurt their children, but it often happens - without even realizing it.

Every period of childhood brings with it a fundamental need. And when that need is not met, the child doesn't simply forget it over time. He carries it with him, for his entire life.

0-1 years old: "Can I trust the world?"

When a baby cries and no one responds, the baby learns: “No one will come for me.” This silence turns into anxiety. But when someone comes, holds him in his arms and soothes him - the world becomes a safe place.

1-3 years old: "I want to do it myself!"

If their every move is criticized, interrupted, or you try to change it, the child begins to doubt themselves. Later, they will be afraid to act without approval.

3-6 years old: “I'm a cat! I'm a doctor! I'm a superhero!”

It's not just a game, it's the creation of an identity. If you support it, it will grow bolder. If you mock it or ignore it, it will close in on itself. This is how self-confidence and imagination "fade".

6-11 years old: “I want to be good at something. I want to be valuable.”

Learn to value the effort, not just the result. Because if love and appreciation only come with success, he/she will stop trying if he/she is not sure he/she will win and will think: “If I am not the best, I am not worth it.”

11-18 years old: "Who am I really?"

This is not the “difficult age.” It is the age of formation. Rebellions, strange phases, opposition, are all part of growing up. Your job is not to create a “perfect child,” but to be there for your child as they discover who they really are.

Remember: just because a child doesn't remember everything, doesn't mean you can behave however you want. Their body and brain do.

Calm down. You don't have to be a perfect parent. Just be a parent who listens, understands, and learns.

- Written by @momslife.ca/ Instagram; translated and adapted by Anabel.