Anabelizim

Pavarësi, por edhe nostalgji! Gjërat që të mungojnë kur largohesh nga shtëpia e prindërve

Pavarësi, por edhe nostalgji! Gjërat që të mungojnë kur

Largimi nga shtëpia e prindërve për studime apo arsye të tjera, duket në fillim si çlirim, por pastaj nis dhe të mungon atmosfera dhe gjithçka tjetër që e rrethon shtëpinë ku je rritur.

Për shembull:

Të mungojnë ato karriget e bardha ku uleshe kur dilje në ballkon dhe haje shalqi me djathë

Pavarësi, por edhe nostalgji! Gjërat që të mungojnë kur

Kur ishe i/ e etur dhe ktheje me ëndje një shishe uji dhe të dilte raki

Momenti kur babi rregullonte një orendi shtëpiake dhe të bërtiste “Pse kjo është kaçavida kryq?!”

Fqinjët që bënin një ëmbëlsirë apo gliko dhe ia sillnin mamit që të jepte mendimin si një profesioniste

Pavarësi, por edhe nostalgji! Gjërat që të mungojnë kur

Zëri i lartë i televizorit që në mëngjes! Sa bukur të zgjohesh me lajme!

Telenovelat turke dhe indiane 24/7

Mami që të sillte fruta të prera në dhomë. Deri këtu ok, përpos faktit që i priste me thikën që kishte prerë edhe hudhrën dhe ti kishe një miks shijesh në çdo kaç

Pavarësi, por edhe nostalgji! Gjërat që të mungojnë kur

Darkat kur “bisedoje me nota të larta” me babin për politikë

Trahanaja dhe fasulet në netët e ftohta të dimrit

Pavarësi, por edhe nostalgji! Gjërat që të mungojnë kur

Mami që të ngecte telefonin kur merrnin hallat/ tezet dhe qartazi, ti nuk doje të flisje

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast