Një nga figurat që po jep ide të forta për fustanet pranverore është pikërisht Jennifer Lopez.
Teksa doli për drekë në San Vicente Bungalows në West Hollywood, ajo u pa e veshur me një fustan mëndafshi rozë të hapur. Modeli i gjatë kishte dekolte në formë V-je të thellë dhe dantellë dekorative nga rripat e supeve deri në fund. Ajo e kombinoi me çizme kauboj kafe prej kamoshi, duke krijuar një pamje elegante. Si aksesorë, zgjodhi syzet e saj të preferuara aviator dhe një çantë rozë në të njëjtin tonalitet me fustanin.

Fustanet e mëndafshta me dantellë janë prej disa sezonesh pjesë e rëndësishme e modës, që nga sfilata pranverë/verë 2016 e markës Celine. Në vitin 2024, ky stil u rikthye në pasarela në koleksionet pranverë/verë 2025 të Celine dhe Miu Miu.


Verën e kaluar, figura të njohura të stilit si Alexa Chung dhe Elsa Hosk e veshën me balerina dhe taka klasike, ndërsa në qytete si Londra dhe Parisi u pa e kombinuar edhe mbi pantallona mëndafshi ose pantallona klasike. Trendi u forcua sërish këtë vit kur Zoë Kravitz veshi dy fustane të ndryshëm nga Saint Laurent në ceremoninë e Golden Globe Awards dhe festën pas saj.



Një natë më parë, edhe Dakota Fanning mori pjesë në festën e performancave më të mira të organizuar nga W Magazine në Chateau Marmont, e veshur me një fustan të ngjashëm me dantellë. Ky model është parë i kombinuar me balerina, këpucë tip Meri Xhejn, taka klasike dhe sandale, por Jennifer Lopez po propozon një kombinim të ri me çizme kaubojs. Ky kontrast i jep fustanit një estetikë të lirshme, me frymë bohemiane.







