News

Jo të gjithë e duan ChatGPT: Njihuni me trendin e ri anti-AI

Jo të gjithë e duan ChatGPT: Njihuni me trendin e ri anti-AI
Foto: Mario Tama/Getty Images

Ndërkohë që inteligjenca artificiale po hyn kudo në jetën tonë - nga puna, tek mësimet, arti dhe edhe mënyra si flasim me njëri-tjetrin - një grup të rinjsh po i thotë thjesht: “Jo, faleminderit.” Ata quhen “AI vegans”, një lëvizje e re që zgjedh të mos përdorë fare gjenerues teksti, imazhesh apo çdo gjë tjetër që krijohet nga inteligjenca artificiale. Pra, një lloj “veganizmi teknologjik”, por për botën e inteligjencës artificiale.

Ashtu si veganizmi ka parimet e veta etike, edhe “AI veganizmi” mbështetet te e njëjta logjikë: mos dëmto.

1. Etika dhe “vjedhja e punëve kreative”: Shumë të rinj besojnë se chatbot-ët trajnohen me materiale të krijuara nga artistë, shkrimtarë dhe profesionistë realë, shpesh pa leje. Për ta, kjo është një formë vjedhjeje dhe një tradhti ndaj gjithë viteve të punës dhe mundit që njerëzit kanë investuar në zanatin e tyre.

2. Kosto e lartë mjedisore: Studime të fundit tregojnë se edhe një bisedë e shkurtër me një chatbot mund të konsumojë shumë ujë dhe energji. Për një brez gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj mjedisit, kjo është një alarm serioz.

3. Rreziku për mendjen dhe kujtesën tonë: Ekziston frika se përdorimi i tepruar i AI-së mund të ulë aftësinë tonë për të menduar, për t’u përqendruar dhe për të mësuar.

4. “Chatbot-i që të thotë gjithmonë po”: Një tjetër shqetësim është mënyra se si chatbot-ët shpesh i japin përdoruesit ndjesinë se çdo mendim i tyre është i saktë. Kjo, sipas “AI veganëve”, mund të krijojë një realitet të rremë dhe të forcojë ide të gabuara.

Sipas tyre, inteligjenca artificiale mund të jetë më e drejtë vetëm nëse:

- Trajnohet me materiale të licencuara dhe etike
- Respekton të drejtat e autorit
- Përdor standarde që nuk shfrytëzojnë punëtorë me pagesë të ulët
- Kufizohet te të miturit dhe në mjediset arsimore

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Not everyone loves ChatGPT: Meet the new anti-AI trend

Jo të gjithë e duan ChatGPT: Njihuni me trendin e ri anti-AI
Photo: Mario Tama/Getty Images

As artificial intelligence (AI) permeates our lives — from work to school to art to the way we talk to each other — a group of young people are simply saying, “No, thank you.” They call themselves “AI vegans,” a new movement that chooses not to use any text generators, images, or anything else that is created by AI. So, a kind of “technological veganism,” but for the world of AI.

Just as veganism has its own ethical principles, "AI veganism" relies on the same logic: do no harm.

1. Ethics and “creative theft”: Many young people believe that chatbots are trained on material created by real artists, writers, and professionals, often without permission. To them, this is a form of theft and a betrayal of all the years of work and effort that people have invested in their craft.

2. High environmental cost: Recent studies show that even a short conversation with a chatbot can consume a lot of water and energy. For an increasingly environmentally conscious generation, this is a serious alarm.

3. Risk to our mind and memory: There is a fear that excessive use of AI could reduce our ability to think, concentrate, and learn.

4. “The chatbot that always says yes”: Another concern is the way chatbots often give users the feeling that their every thought is correct. This, according to “AI vegans,” can create a false reality and reinforce misconceptions.

According to them, artificial intelligence can only be fairer if:

- Trains with licensed and ethical materials
- Respects copyrights
- Uses standards that do not exploit low-paid workers
- Restricted to minors and educational settings