Health

Ky mëngjes viral ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më parë

Ky mëngjes viral ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më
Princeshë Diana

Ish-kuzhinieri i pallatit mbretëror britanik, Darren McGrady, i cili ka punuar për Princeshën Diana nga viti 1993 deri në vdekjen e saj në vitin 1997, shpesh ndan momente nga jeta në kuzhinën e familjes mbretërore. Në një video në kanalin e tij në YouTube, ai ka zbuluar se si përgatitej mëngjesi i saj i preferuar.

Ky mëngjes viral ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më

Overnight oats (drithëra/tërshërë e përgatitur që në mbrëmje) janë bërë trend rreth një dekadë më parë dhe sot mund të gjenden të gatshme edhe në treg për ata që nuk kanë kohë t’i përgatisin vetë. Por, siç duket, Princesha Diana i shijonte ato shumë kohë përpara se të bëheshin të njohura në rrjetet sociale.

“Ajo kishte vizituar një klinikë shëndetësore në Zvicër dhe atje i provoi për herë të parë këto ‘overnight oats’,” rrëfen McGrady. “Në fakt, ato quheshin Bircher Muesli dhe ishin shpikur nga një dietolog zviceran.”

“E mori recetën me vete, u kthye dhe më tha: ‘Darren, këtë dua ta ha çdo mëngjes’,” shtoi ai.

McGrady, duke theksuar se tërshëra është “e pasur me fibra”, shpjegon se si përgatiste mëngjesin e saj të preferuar. Në vend që ta linin tërshërën të zbutet gjatë natës në qumësht apo pije bimore, siç është më e zakonshme sot, ai përdorte lëng portokalli.

Në mëngjes, i shtonte kos të trashë (kos grek), që është një burim i shkëlqyer proteine, pak mjaltë dhe lëng limoni. Edhe pse mund të shtoni çfarëdo fruti të preferuar, Diana preferonte ta përziente me mollë, arra dhe boronica.

McGrady pranoi se, kur përgatiste këtë mëngjes për Princeshën Diana, "e dyfishonte recetën" që të mund ta shijonte edhe vetë.

 

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

This viral breakfast was Princess Diana's favorite 30 years ago

Ky mëngjes viral ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më
Princess Diana

Former British royal chef Darren McGrady, who worked for Princess Diana from 1993 until her death in 1997, often shares glimpses of life in the royal family's kitchen. In a video on his YouTube channel, he revealed how her favorite breakfast was prepared.

Ky mëngjes viral ishte i preferuari i Princeshës Diana 30 vjet më

Overnight oats became a trend about a decade ago and are now available in stores for those who don't have time to make their own. But apparently, Princess Diana was enjoying them long before they became popular on social media.

“She had visited a health clinic in Switzerland and that’s where she first tried these ‘overnight oats,’” McGrady says. “Actually, they were called Bircher Muesli and they were invented by a Swiss nutritionist.”

“He took the recipe with him, came back and said, 'Darren, I want to eat this every morning,'” he added.

McGrady, noting that oats are “rich in fiber,” explains how she prepared her favorite breakfast. Instead of letting the oats soak overnight in milk or herbal tea, as is more common today, she used orange juice.

In the morning, she added thick yogurt (Greek yogurt), which is an excellent source of protein, a little honey, and lemon juice. Although you can add any fruit you like, Diana preferred to mix it with apples, nuts, and blueberries.

McGrady admitted that, when preparing this breakfast for Princess Diana, he "doubled the recipe" so he could enjoy it himself.